PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Trafik klandestinesh, kapet i dyshuari


E Hene, 06 Korrik 2009

Policia e Fierit ka vene ne pranga te dyshuarin Yzeir Brakaj 33 vjec, banor i qytetit te Ballshit. Burime zyrtare bene me dije se shkaku i ndalimit ka qene se akuzohet per favorizim te dhenies se ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit. Burime nga grupi hetimor, sqaruan se Brakaj ka qene i shpallur ne kerkim qe nga data 5 qershor e vitit 2009. I dyshuari akuzohet se ka ndihmuar per te kaluar kufirin grek Ferdinant A., kundrejt pageses se 700 eurove qe i ishin premtuar per kete udhetim te jashteligjshem. Menjehere pas arrestimit Brakaj eshte izoluar ne komisariatin e Mallkakastres ne pritje te hetimeve te metejshme te prokurorise, qe disponon edhe dosjen per kete rast. Gjate marrjes ne pyetje i dyshuari ka mohuar akuzen e ngritur, kurse policia tha se disponohen deshmite e plota te riatdhesuarit nga Greqia.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika