PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Trafik droge, me kuti parfumi


E Hene, 06 Korrik 2009

Korce- Kutia e parfumit zbulon rrjetin e shperndaresve te droges, ne lagjen nr. 2 te qytetit te Korces. Policia sekuestroi pervec lendes narkotike edhe nje automatik "Kallashnikov" e nje sasi te madhe fishekesh. Ne pranga rane tre te rinj, mes te cileve dhe nje i mitur, nderkohe qe rrjeti funksiononte prej disa muajsh. Burime zyrtare thane se te ndaluarit u kapen me 120 gr heroine, nje peshore dhe sende te tjera te dyshimta. Droga iu kap te miturit Sh. Ll., kurse dy te tjeret e ndaluar jane Mikel Cekrezi dhe Vasjan Naum, respektivisht per veprat penale te "prodhimit e shitjes se lendeve narkotike" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit".

Ne pranga ka rene dhe 17-vjecari Sh. Ll., banues ne qytetin e Korces, i cili mbante edhe sasine e lendes narkotike te fshehur ne nje kuti parfumi. Burime policore shpjeguan se edhe emrin, operacioni i koduare mori nga ky fakt, pasi te dyshuarit e shperndanin drogen duke perdorur si kamuflim kuti parfumi. Gjithashtu ne banesen e te miturit pas kontrollit, u gjeten edhe mjetet qe perdoreshin per ndarjen e dozave te heroines, e cila sherbente per t'u shitur ne tregun e brendshem te qytetit te Korces. Ne momentin e arrestimit, ne banesen e 17-vjecarit mesohet se gjendej edhe shoku i tij, Mikel Cekrezi. Pasi ka bere nje kontroll ne banesen e Cekrezit, policia ka sekuestruar edhe nje automatik "Kallashnikov" dhe nje sasi fishekesh. Nga hetimet paraprake rezultoi se i marre ne pyetje, 17-vjecari ka deklaruar se lenden narkotike e kishte marre nga 30-vjecari Cekrezi. Gjendur ne keto kushte policia ben te ditur se per dy te rinjte u mor masa e arrestit ne flagrance, per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se narkotikeve".

Personi i trete i vene ne pranga ka qene Vasjan Naumi 19-vjec, nga Korca, qe u kap ne flagrance per vepren penale te "prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit". Burime zyrtare shpjeguan se Naumi dyshohej te kishte lidhje me dy te paret, kurse gjate kontrollit ne banese iu gjet automatiku dhe nje sasi fishekesh qe i mbante pa leje. Arma eshte derguar ne laborator per ekspertize balistike.

D. Zisi



Te ndaluar:

Sh. Ll. 17-vjec

Mikel Cekrezi 30-vjec

Vazjan Naum 19-vjec

Sekuestrimet:

120 gr heroine

Peshore

Automatik "Kallashnikov"

Fisheke




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika