PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Zjarr ne kullotat e Gjashtes, rrezikohen varrezat e qytetit


E Hene, 06 Korrik 2009

SARANDE- Nje zjarr i fuqishem ka rene dje pasdite ne vendin e quajtur Volloder, fshati Gjashte, fare prane qytetit te Sarandes. Eshte zjarri i pare i ndodhur kete sezon veror, qe ka kercenuar edhe varrezat e qytetit. Ka qene ora 15:00 e se dieles, kur flaket perfshine nje siperfaqe kullotash dhe per ta shuar eshte dashur ndihma e gjithe banoreve te zonave perreth. Zjarri pasi ka perfshire dhjetera hektare me kullota, i eshte afruar varrezave te fshatit, duke rrezikuar djegien e tyre. Vatra e zjarrit ka nisur ne vendin ku behet depozitimi i mbeturinave te qytetit te Sarandes, ku shume shpejt ka marre permasa te paimagjinueshme. Zjarri ka perfshire gjithe vendin e depozitimit te mbeturinave ku tymi i zi dhe era e rende, ka mbuluar fshatrat Vromero dhe Shelegar, te cilat ndodhen afer vendit ku edhe ka shperthyer zjarri. Menjehere kane shkuar ne vendngjarje dy zjarrfikeset e Sarandes, por shtrirja e siperfaqes e ka bere te domosdoshme edhe kerkesen per mjete te tjera nga Delvina, qe mberriten menjehere. Por era qe frynte dhe kimikatet e ndodhura ne grumbullimin e plehrave, kane ndikuar ne favorizimin e shtimit te zjarrit. Per kete eshte dashur nderhyrja e disa mjeteve veteshkarkuese, te cilat i kane mbushur me inerte dhe i kane hedhur per te shuar zjarrin. Rreth gjashte mjete jane aktivizuar, vec atyre zjarrfikesve. Qendra e grumbullimit te mbetjeve te qytetit te Sarandes, ka qene perhere nje vater ku kane shperthyer zjarre, te cilat me pas jane perhapur ne tere gjatesine e kullotave prane qytetit.

B. Bejko




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika