PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Protesta para KZAZ-se, pranga studentit


E Hene, 06 Korrik 2009

Policia e Fierit ka arrestuar dje 20-vjecarin Mihal Kumaraku, student i vitit te trete ne Tirane, ne nje universitet jopublik. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te Drejtorise se Policise, kurse vepra penale eshte ajo e "organizmit dhe pjesemarrjes ne grumbullime e manifestime te paligjshme", si dhe "pengim i subjektit per zgjedhjet ne organet perfaqesuese". Ne daten 1 korrik, Kumaraku dyshohet se rreth ores 22:00 ne KZAZ nr. 20, ka marre pjese ne mitingun e paligjshem qe u zhvillua dhe ka penguar subjektin e Partise Demokratike, konkretisht aktoren kandidate znj.Rajmonda Bulku, per t'u futur ne ambientet e KZAZ-se. Policia nje nate me pare shoqeroi shume persona qe ishin te dyshuar si pjesemarres ne kete miting, nder ta edhe Shpresa Tatoi dhe Ibrahim Elezi, por qe me pas u lane te lire. Ndaj 20-vjecarit, student eshte marre masa e arrestit. Protesta erdhi pasi simpatizantet socialiste, te kryesuar nga kandidatet per deputete, nuk lejuan transportimin e kutive te mbetura dhe numerimin e tyre. Xh.B










Komento artikullin | Shiko komentet (10 komente)
Te Tjera nga rubrika