 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Na ishte njehere Partia Socialiste
E Hene, 06 Korrik 2009
Sic e nisa, na ishte njehere PS, sepse tani, ajo eshte shnderruar thjesht si partia e Edi Rames. Edi Rama doli ne konference shtypi dje (te shtunen) dhe ne vend te deklarohej per ceshtje qe i perkasin rezultatit zgjedhor te partise se tij, diskutoi vetem per ceshtje qe kane te bejne qofte me fituesin e zgjedhjeve dhe qofte me koalicionin qe me se shumti u godit nga meskinitetet dhe maskaralleqet e vete Edi Rames. Shqiptaret prisnin te degjonin nga goja e Edi Rames qendrimin e tij ndaj rezultatit qe mori PS ne kete zgjedhje. Ai rezultat erdhi si pasoje e sistemit zgjedhor qe vete Rama hartoi, si pasoje e preferencave individuale te Rames qofte ne luften mizore ndaj LSI dhe te tjera partive qe guxonin te vinin ne dyshim fjalen e tij, dhe qofte ne perzgjedhjen e kandidateve qe nuk kishin kurrfare lidhje me PS apo elektoratin e saj.
Megjithese duket qarte humbja e Edi Rames, deri tani vetem perfaqesuesit e partive aleate te Rames, qe tani jane zhdukur nga skena politike, si p.sh. Milo apo Gjinushi, kane guxuar te flasin hapur per marrine e Rames qe shpuri qofte ne zhdukjen e aleateve, qofte ne humbjen e qarte te zgjedhjeve dhe i kane bere thirrje Rames te reflektoje ne perputhje me statutin e PS.
Per fat te keq, asnje perfaqesues i larte i PS nuk ka guxuar deri tani te kerkoje mbajtjen e pergjegjesive politike nga Edi Rama. Asnje nuk ka guxuar te permend deri ekzistencen e nenit te statutit te PS per doreheqje te kryetarit ne rast te humbjeve te zgjedhjeve. Perkunder ketij detyrimi statusor, te cilin Rama nuk eshte cudi ta injoroje apo ta konsideroje si lapsus dhe ta coje statutin per korrektim letrar ne shtypshkronjen e Kocos se tij, as Rama dhe asnje trim brenda PS nuk ndihet per rezultatin e PS, por ama kercellojne dhembet ndaj fituesit, apo ndaj politikes individuale te ndjekur nga nje koalicion krejt jashte tij, te cilin ai vete e luftoi duke u perpjekur ta zhdukte krejt.
Fitorja kryesore e Berishes qendron ne faktin se arriti te fitonte duke i dhene lapsin dhe letren Edi Rames te hartonte vete termat e gares dhe formulen, dhe mbi bazen e vete perzgjedhjes se Rames, Berisha fitoi zgjedhjet. Ndaj, nuk ka vend as per qurravitje, as per fyerje ndaj fituesit te zgjedhjeve. Fituesi thjesht respektohet. Nga ana tjeter, fitorja e Ilir Metes eshte se arriti te mbijetonte LSI me te gjithe luften mizore deri dhe me Kod Elektoral qe i beri vete Rama. Tani qe Edi Rama ra vete ne gropen qe i hapi Metes, eshte me e ulet se poshtersia te kesh goje e te sulmosh LSI per zgjedhjen politike te saj.
Ne gjithe kete histori ka vec nje te vertete: Rama humbi. Humbjen e tij nuk mund t'ua faturoje te tjereve dhe as te shohe c'do bejne te tjeret qe te shpetojne Ramen. Ajo qe eshte per te ardhur keq, eshte qe PS nuk ka me autoritete te cilet mund t'i kerkojne Rames marrjen e pergjegjesive per kete rezultat. E verteta shqetesuese per PS eshte thenia e djeshme e Kocos "une po shkoj me pushime se nuk pjerdh Rama per Benet e PS".
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Malaj: Doreheqja e Nanos, inspiruese
- "Fieri, mund te ndryshoje rezultatin"
- Konventa e LSI, "OK" Metes ne qeveri
- PS: Fieri dhe Berati, kusht per njohjen
- PS, denoncon parregullsite ne Qarkun Shkoder
- Bashkia kerkon ne Kushtetuese, pezullimin e hetimit per Ramen
- Pellumb Xhufi: Bashkepunimi me PD-ne, i pershpejtuar
- Petro Koci, jep doreheqjen
- Italia dhe Franca, urime Berishes per fitoren
- Mediu: Ata qe na sulmuan ne PD
- KQZ mbyll Fierin, nuk ndryshon rezultati
- PS kercenon: Pa Fierin, nuk njohim zgjedhjet
- Rezultati perfundimtar i zgjedhjeve, ne gusht
- Pushteti lokal, me problematiku ne zgjedhje
- PS: Berisha, hiq dore nga mandati yne
|
|