PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kryesocialisti, pershendet qytetaret: Ju falenderoj per gjithcka qe bete


E Hene, 06 Korrik 2009

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, u ka derguar qytetareve shqiptare mesazhe falenderimi per votebesimin qe iu kane dhene ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Nepermjet mesazheve telefonike, te drejtuara ne pothuajse cdo numer celulari, kryesocialisti ka shprehur mirenjohjen per te gjithe ata, qe kane votebesuar numrin 33 ne listen e partive, diten e zgjedhjeve te pergjithshme. "Une ju falenderoj perulesisht per gjithcka qe keni bere per Partine Socialiste dhe do ta kujtoj gjithe jeten me mirenjohje, mbeshtetjen e jashtezakonshme qe me dhate me 28 qershor", thuhet ne mesazhin e derguar nga derguesi Edi Rama. Por, edhe ne kete mesazh, ai kurrsesi nuk mund te linte pa permendur edhe surprizen e ndodhur ne keto zgjedhje te pergjithshme parlamentare, ate te bashkepunimit midis Partise Demokratike dhe partise Levizja Socialiste per Integrim, per qeverine e re. "Koha eshte e maskarenjve, po Shqiperia eshte e jona. Perqafime, Edi", perfundon mesazhin e tij, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Mesazhet ne telefonat celulare, jane nje risi e perdorur se fundmi nga politika shqiptare, per te shprehur mesazhet e tyre per qytetaret dhe per te qendruar me prane tyre. D.D






Komento artikullin | Shiko komentet (36 komente)
Te Tjera nga rubrika