PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

PS: Deklarata e Metes, vijim i turpshem i pazarit te turpshem


E Hene, 06 Korrik 2009

Partia Socialiste ka reaguar dje, pas deklarates se kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ne "VOA", duke e cilesuar si nje vijim i turpshem, i pazarit te turpshem te shitjes se 83 mije zemrave opozitare tek Berisha, per te marre ne kembim disa portofola ne qeverine e "Gerdecit". "Akuzat e Ilir Metes ndaj PS, jane pjese e pafytyresise se njeriut qe tradhtoi 83 mije shqiptare, te cileve ua mori votat per te hequr Berishen, kur ne fakt ishte marre vesh me Berishen, per t'i dhene votat e tij", reagoi selia roze. Sipas kesaj partie, Ilir Meta i dha popullit opozitar nje goditje te pabese, por njekohesisht e cliroi ate, duke u jashteqitur nga trupi i se majtes. "Sot e majta eshte e ribashkuar dhe si asnjehere me pare, e vetedijshme per gjithcka ka ndodhur", perfundon deklarata e Partise Socialiste.










Komento artikullin | Shiko komentet (32 komente)
Te Tjera nga rubrika