PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Sali Berisha, drejtuesi i seances se pare Parlamentare

Denis Dedej
E Hene, 06 Korrik 2009

Kryeministri aktual i Shqiperise, Sali Berisha, pritet qe te drejtoje seancen e pare te Kuvendit te Shqiperise ne fillim te muajit shtator. Sipas "Rregullores se Kuvendit te Republikes se Shqiperise" mbi organizimi dhe funksionimin e Kuvendit, ne piken 1 te saj thuhet, se mbledhje e pare e legjislatures se Kuvendit duhet te hapet dhe drejtohet nga deputeti me i vjeter ne moshe. Nga rezultatet paraprake mbi legjislaturen e ardhshme, pritet qe kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, i datelindjes 15 tetor 1944, te jete me i vjetri, ne Kuvendin e ardhshem te Shqiperise. Me mosperfshirjen e kryetarit te Partise Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli ne Parlamentin e ardhshem, i cili ishte edhe personi qe drejtoi ne vitin 2005, seancen e pare te Parlamentit pas zgjedhjeve parlamentare, tashme i kalon kryetarit te mazhorances drejtimi i seances se pare. Por, ne rast mospranimi ose mungese, kjo do te varet nga deshira e kryetarit te Partise Demokratike per te udhehequr seancen e pare, atehere mbledhja do te drejtohet nga deputeti qe eshte pas tij me i vjeter ne moshe. Ne nje rast te tille, drejtimi i seances se pare do t'i takonte deputetit te Partise Socialiste, Namik Dokle, i cili eshte i datelindjen 11 mars te vitit 1946. Me celjen e seances se pare parlamentare, drejtuesi i seances i njofton Kuvendit, emrat e personave te zgjedhur dhe kerkon verifikimin e mandateve te tyre. Ne mbledhjen e tij te pare, Kuvendi zgjedh nje Komision te Perkohshem per Verifikimin e Mandateve te anetareve te Kuvendit. Komisioni perbehet nga 9 deputete dhe pasqyron, per aq sa eshte e mundur, perberjen politike te Kuvendit sic del nga rezultati i zgjedhjeve. Propozimet per perberjen dhe Kryesine e Komisionit, behen nga perfaqesuesit e grupimeve politike dhe miratohen nga Kuvendi me votim te hapur, me shumicen e votave, ne prani te me shume se gjysmes se te gjithe anetareve te tij. Perpos kesaj, tre deputete nder deputetet me moshen me te re, caktohen nga drejtuesi i seances te kryejne perkohesisht detyren e Sekretarise se Kuvendit, deri ne zgjedhjen e Byrose se Kuvendit. Perberja e Sekretarise pasqyron, per aq sa eshte e mundur, perberjen politike te Kuvendit sic del nga rezultati i zgjedhjeve. Por i takon Komisionit te Perkohshem per Verifikimin e Mandateve, qe te shqyrtoje dokumentacionin perkates te zgjedhjeve dhe brenda 2 diteve i paraqet Kuvendit ne seance plenare, raportin per vlefshmerine e mandateve te deputeteve te Kuvendit. Menjehere pas kryerjes se betimit nga deputetet, procedohet me zgjedhjen e Kryetarit dhe te Byrose se Kuvendit. Kandidati per Kryetar te Kuvendit, propozohet nga te pakten 15 deputete dhe votohet me votim te fshehte.



RREGULLORJA E KUVENDIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I KUVENDIT



Neni 1

Mbledhja e pare e legjislatures

1. Mbledhja e pare e legjislatures se Kuvendit, deri ne zgjedhjen e Kryetarit te Kuvendit, hapet dhe drejtohet nga deputeti me i vjeter ne moshe. Ne rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga deputeti qe eshte pas tij, me i vjeter ne moshe.

2. Tre deputete, nder deputetet me moshen me te re, caktohen nga drejtuesi i seances te kryejne perkohesisht detyren e Sekretarise se Kuvendit, deri ne zgjedhjen e Byrose se Kuvendit. Perberja e Sekretarise pasqyron, per aq sa eshte e mundur, perberjen politike te Kuvendit sic del nga rezultati i zgjedhjeve.

3. Deri ne zgjedhjen e Kryetarit te Kuvendit nuk zhvillohet asnje debat.





MANDATET PARAPRAKE SIPAS QARQEVE



Qarku i Tiranes

PD

Sali Berisha

Aldo Bumci

Rajmonda Bulku

Bujar Nishani

Majlinda Bregu

Gerti Bogdani

Gent Strazimiri

Florian Mima

Ilir Rusmali

Myqerem Tafaj

Luan Skuqi

Tritan Shehu

Viktor Gumi

Arben Imami

Lajla Pernacka

PS

Vasilika Hysi

Besnik Bare

Kastriot Islami

Saimir Tahiri

Fatmir Xhafaj

Andis Harasani

Ditmir Bushati

Eglantina Gjermeni

Namik Dokle

Enkelejda Shkreli

Eduard Shalsi

Xhemal Qefalia

Dashamir Peza

Ilir Gjoni

Artan Gaci

PR

Fatmir Mediu

LSI

Ilir Meta



Qarku i Beratit

PS

Erion Brace

Fidel Ylli

Ermonela Velaj

Marko Bello

PD

Genc Pollo

Mehmet Xheka

Lefter Maliqi

LSI

Nasip Naco



Qarku i Dibres

PD

Jemin Gjana

Sherefedin Shehu

Bedri Hoxha

Selami Xhepa

PS

Sadri Abazi

Qemal Minxhozi



Qarku i Durresit

PD

Ferdinand Xhaferri

Albana Vokshi

Gazmend Oketa

Ylli Lama

Osman Metalla

Eduard Halimi

Igli Cara

PS

Blendi Klosi

Rudina Seseri

Hazir Gashi

Gazmir Bizhga

Klodiana Spahiu

LSI

Lefter Koka



Qarku i Elbasanit

PD

Lulezim Basha

Ardian Turku

Adriana Gjoni

Rrahim Ota

Dashnor Sula

Luciano Boci

Sybi Hida

PS

Valentina Leskaj

Ilir Bejtja

Shegushe Ligori

Taulant Balla

Damian Gjiknuri

Agim Leka

Skender Hasa



Qarku i Fierit

PS

Gramoz Ruci

Ermelinda Meksi

Albert Caci

Fatos Tushe

Armando Subashi

Bashkim Fino

Ervin Koci

Arben Cuko

Piro Lutaj

PD

Sokol Olldashi

Ilir Bano

Mesila Doda

Enkelejd Alibeaj

Vasillaq Ngresi

Fatos Beja

LSI

Dritan Prifti



Qarku i Gjirokastres

PS

Arta Dade

Vangjel Tavo

Et'hem Ruka

PD

Genc Ruli

Spiro Ksera



Qarku i Korces

PD

Ridvan Bode

Gjergji Papa

Ledina Aliolli

Edmond Spaho

Fatbardh Kadilli

Ismail Hoxha

PS

Ben Blushi

Pandeli Majko

Mimi Kodheli

Alfred Dalipi

Arben Ahmetaj

Olta Xhacka



Qarku i Kukesit

PD

Flamur Noka

Besnik Dushaj

Fatos Hoxha

PS

Asllan Dogjani



Qarku i Lezhes

PD

Edi Paloka

Mark Marku

Pavlina Hoti

Rajmonda Hoxha

PS

Gjok Jaku

Gjovalin Kadeli

Armando Prenga



Qarku i Shkodres

PD

Jozefina Topalli

Astrit Bushati

Arenca Troshani

Gezim Dibra

Gjok Uldedaj

Paulin Sterkaj

Ndue Paluca

PS

Ilir Beqja

Tom Doshi

Ndue Kola

Astrit Beci



Qarku i Vlores

PS

Arben Isaraj

Luiza Xhuvani

Arben Malaj

Shpetim Idrizi

Eltar Deda

Fatmir Toci

PD

Astrit Patozi

Ardian Kollozi

Leopard Demi

Kreshnik Ipi

PDI

Dashamir Tahiri

PBDNJ

Vangjel Dule






Komento artikullin | Shiko komentet (119 komente)
Te Tjera nga rubrika