PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

PS: Berisha, hiq dore nga mandati yne

Denis Dedej
E Hene, 06 Korrik 2009

Partia Socialiste ka reaguar dje, ndaj procesit te numerimit te votave ne Qarkun e Fierit, duke apeluar ndaj kryeministrit aktual Sali Berisha, qe te heq dore nga tentativat per rrembimin e mandatit ne kete qark. Nepermjet nje deklarate per shtyp, deputetja e Partise Socialiste, Ermelinda Meksi, beri te ditur se nje jave pas perfundimit te procesit zgjedhor, rezultati ne Qarkun e Fierit vazhdon te mbetet "peng" i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i cili nuk ka bere asgje, vecse ka zvarritur punen duke mos perfunduar procesin e numerimit. "I kerkojme Sali Berishes, te ndale cdo tentative te deshtuar per rrembimin e mandatit te nente, te Partise Socialiste ne Qarkun e Fierit", apeloi zyrtarja socialiste, Ermelinda Meksi. Gjithashtu, ajo i kerkoi KQZ qe ne respekt te ligjit te mos zvarrise numerimin e kutive te panumeruara te Fierit, qe ndodhen prej ditesh ne sallen e KQZ. Deputetja e selise roze, i kujtoi Komisionit Qendror te Zgjedhjeve se nenet 116-119 te Kodit Zgjedhor, imponojne ne menyre kategorike numerimin e cdo kutie, e cila eshte marre ne dorezim te rregullt nga KZAZ, sic eshte rasti i 9 kutive qe ende dje mbeten ne ambientet e KQZ te pa numeruara. Ne te njejten kohe, Meksi kerkoi qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, te vleresoje urgjentisht ankimin e forcave politike per manipulim dhe shkelje te Kodit zgjedhor ne Tirane, Berat etj. "I bejme apel, faktorit nderkombetar per te monitoruar kete proces, manipulimi i te cilit filloi ne Fier e po vazhdon ne KQZ, institucion per te cilin faktori nderkombetar ka premtuar garanci dhe monitorim", u shpreh zyrtarja socialiste. Me tej, ajo i kerkoi kryeministrit aktual Sali Berisha, qe te heqe dore urgjentisht nga raprezaliet ndaj anetareve dhe simpatizanteve te PS, raprezalje nga policia qe kane vazhduar gjate gjithe nates ne Fier. Sipas saj, cdo veprim tjeter eshte nje provokim i rende per elektoratin fierak, qe mund ta nxjerre situaten jashte kontrollit dhe pergjegjesi i saj eshte Sali Berisha dhe KQZ, e urdheruar prej tij. "Partia Socialiste nuk do te lejoje qe asnje vote e hedhur ne kutite e votimit, te mos numerohet sipas ligjit", theksoi Ermelinda Meksi. Ne shprehje te shqetesimit per numerimin e votave ne Fier, ne KZAZ 20, ajo tha se procesi i manipulimit filloi ne momentin qe dy procesverbalet tashme ligjore, per 3.188 dhe 3.185, dokumentonin fitoren e deputetit te 9 te PS, pa vazhduar me tej numerimin per kutite e tjera, te cilat jane te panumeruara. Pra, sipas zyrtares socialiste, vetem me keto 2 procesverbale, qe jane ligjore, por qe nuk eshte pranuar per t'u kalkuluar nga KQZ-ja, PS ka fituar mandatin e 9. "Gjithcka me tej jane numra pertej te nentit, por per sa kohe kjo qe eshte ligjore nje procesverbal per nje kuti votimi, i cili kur fillon dhe formulohet procesverbali, megjithese mund te hiqen firmat e anetareve te grupit te numerimit, qe jane perfaqesues te PD te cilet u terhoqen me urdher politik, keto jane te vlefshme, jane ligjore, por nuk jane futur ne numrin dhe kete numerim e ka marre per fat te mire KRIIK-ECA prandaj ka qene ajo, qe ka shpallur te nentin", vijoi Meksi. Duke vijuar me tej, ajo sqaron se Partia Socialiste ka te gjitha numrat dhe shifrat, qe mandati i nente ka perfunduar me kohe, qysh me daten 1 korrik, kur jane numeruar keto kuti dhe me tej procesi i numerimit eshte bllokuar.


Komento artikullin | Shiko komentet (69 komente)
Te Tjera nga rubrika