 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Rekord surprizash, 6 te gjetur brenda nje nate
E Diele, 05 Korrik 2009
Arjan Hoxha, pas 12 vjetesh kontakton me familjen
Ne nje seri gjetjesh, emocionesh dhe momentesh te papershkueshme eshte karakterizuar nata e se premtes mbrema ne "Njerez te humbur" ne Tv Klan. Indrit Hodaj, Klodjan Tosku, Bujar Beli, Ardian Ahmetaj si dhe Eglantina Buci u bene pas shume vitesh te gjalle per familjen fale kerkimeve intensive te stafit te gazetareve te "Njerez te humbur".
Por nje tjeter familje e cila do te perfshihej ne valen e gjetjeve ne "Njerez te Humbur" do te ishin familjaret e Arjan Hoxhes, i denoncuar si i humbur ne vitin 1997 ne Itali. Babai i tij i ftuar ne studio i ka rrefyer serish Aida Shtinos historine e humbjes se djalit te tij, pa e imagjinuar surprizen qe ishte pergatitur per te. Por ajo qe familja do te kujtonte gjithmone do te ishte telefonata e fundit e realizuar ne daten 18 nentor 1997, ne oren 3:00 te mengjesit ne shtepine e fqinjes se prinderve te tij ne Bajram Curri. Pasi shkojne ne shtepine e fqinjes prinderit te flasin ne telefon me djalin e tyre. Ai I thote babait se pas nje jave ai do te dilte ne aeroportin e Rinasit qe te priste nje shokun e tij kosovar, por kjo nuk ndodhi asnjehere pasi sipas babait koha ishte e keqe dimer dhe nuk mundi te realizohej. Prinderve, djali u kishte thene ne fillim te telefonates se ne shtetin nga ku po merrte ne telefon, ishte mesdite nderkohe qe ne Shqiperi ishte ora 03:00 e nates. Pra dyshohet se djali mund te merrte nga SHBA per shkak te diferences kohore qe pohon babai ne histori.
Arjan Hoxha ishte djali i pari i nga 6 femijet e tjere, djali i shtepise nisi itinerarin e tij ne te tjera toka, pa lene me destinacionin e tij te fundit
Familja e tij tashme endet rrugeve te emigracionit ne ato rruge qe ai i shkeli qe heret. Mbase ishte nje fat i shkruar qe nisi larg ose mbase dhe pafuqia per te kaluar ditet qe kujtonin djalin e shtepise mbase ishte dhe shpresa se nje dite do ta shohin ne nje nga rruget e emigrimit.
Pikerisht duke folur me drejtuesen e emisionit babai i Arjanit duke percjelle dhe njehere momentet e bukura qe kishte kaluar me te birin, kur ne anen tjeter te telefonit priste te lidhej vete Arjan Hoxha i humbur prej 11 vjetesh. Por ne nje lidhje tjeter telefonike do te degjohej dhe zeri i nenes se tij e cila per cudine e fatit jeton ne Rome shume afer me vendndodhjen e Arjanit, e cila e mallengjyer arriti te degjonte pas shume vitesh zerin e munguar te djalit.
VLADIMIR GJOMARKAJ
Enigma e dy fotove, te lena ne duart e nenes
Nata e radhes ne "Njerez te humbur" percolli te teleshikuesit per here te pare prezantimin e historise se 32 vjecarit Vladimir Gjomarkaj. Historia e Vladimirit nis nje vit me pare, duke lene ne ankth familjen per zhdukjen e mistershme te tij.
Por cfare ka ndodhur me Vladimirin, cilat kane qene momentet e fundit qe ka kaluar me familjen?
17 nentori i vitit 2008 do te shenonte ikjen e Vladimir Gjomarkaj nga shtepia. Larguar ne menyre te cuditshme ai ka lene ne dhomen e gjumit te nenes 2 fotografi. Duket se ka dashur te lere nje mesazh, por se cili ka qene ai familja ende nuk e di.
Ne momentin kur eshte larguar ka qene i shoqeruar me Gjon Gjinaj nje kusheriri i tij. Te dy bashke jane nisur me makinen e Gjonit per ne Orosh. Gjoni i ka thene familjareve te Vladimirit se e ishte ndare me te tek lisat e Marpepes dhe e kishte lene aty. Ate nate Vladimiri ka shkuar tek nje dyqan ne fshat dhe ka blere nje pakete cigare. Ate nate mendohet se Vladimiri mund te kete fjetur tek kullat e vjetra ne Orosh. Ne 19 nentor kusheriri i Vladimirit Gjon Gjinaj ka folur ne telefon me te dhe Vladimiri i ka thene se do te vije ne dasmen qe do te zhvillohej ne Durres ne 24 nentor 2008 pasi martohej mbesa e tij. Nga te gjitha verifikimet qe ka bere vellai i Vladimirit, Gjovalini i cili eshte ka pare se te gjitha telefonatat qe ka kryer i vellai i tij jane bere ne daten 19 nentor 2008. Ai ka folur ne telefon me Pjeter Cacurrin qe eshte djali i dajes se tij, Rita Cacurri vajza e dajes. Gjovalini vellai i Vladimirit mendon dhe thote se ai mund te kete ikur ne Kosove. Ne familjen e Vladimirit ka pllakosur nje heshtje, dy djem jane shuar para shume vitesh. Largimi I Vladimirit do ta shtonte edhe me shume kete zymtesi. Nenes se tij lotet I jane thare por rrudhat qe ka pasqyrojne hallet dhe vuajtjet qe ajo ka kaluar. Ne 17 nentor ka qene dhe pervjetori i vdekjes se njerit prej vellezerve te tij. Ikur dhe humbur pa lene asnje gjurme familja e tij pret nje lajm per te sido te jete ai, e rendesishme eshte te marrin vesh se cfare eshte bere me fatin e Vladimirit...
SAJMIR HUSA
E fshehta pas nje zile telefoni
Dhe nderkohe nje vend te vecante do te zinte dhe historia e Sajmir Huses, djalit nga Tirana. Historia e Sajmirit fillon me jeten e nje e mergimtari. Ai eshte nisur me pare ne Greqi dhe me pas ne Itali.
Emigrant endur ne shtigjet e kerkimeve... Ecejake te pafundme drejt te panjohures... pa ndjere peshen e te panjohures...duke shkelur me hapa te forte kudo...pertej vendit tend... Saimir Husa..., u largua ne Itali me revanshin e viteve 2002... itinerar perpjekjesh ne Ankona, Malta e duke vijuar me Katanjen, Sicili. Pas pak kohesh...mengjesi ne shtepine Husa do te vinte me nje lajm. Djali fliste per nje vajze te quajtur Xhusepina qe aktualisht duhet te jete diku tek 44 vjec, me te cilen Saimiri kishte shprehur deshiren per te jetuar. Familja ka 7 vjet pa e pare dhe vetem ne vitin 2002 ai u kthye ne Shqiperi per disa dite.
Nuk kane kontaktuar me te qe prej Janarit te vitit 2007 nderkohe qe ka mberritur para pak muajsh nje sms ne numrin e celularit qe mbanin ne shtepi, ku u be e ditur se mbase ai kishte pesuar nje aksident automobilistik dhe nuk ishte mire nga shendeti. Por ne kete nr askush nuk pergjigjet dhe nuk eshte kthyer asnjehere nje pergjigje pavaresisht tentativave te shpeshta per te arritur ne kontakt. Gjate kesaj periudhe ka derguar tre mesazhe, ku ne mesazhin e fundit te dates 2 maj 2009 shkruante "Mos u merzisni se jam mire e do ju marr vete".
Tirana e diteve te sotshme, ecen krahe per krahe me zhurmen e shiut qe kercet xhamave...Nder mend te vijne mijera vargje dhe kur nje dite tjeter mbyll shkelqimin e saj e serish me perden e erret te perendimit nuk solli as edhe nje tingull te zerit te birit qe iku ne mergimin e hershem duke lene vite harrese... malli per t'i pare dy syte, e per t'i prekur fytyren... bucet...
Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te Humbur" ne nr.telefoni:+355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|