 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Gjendet nje foshnje e hedhur ne ferra
E Diele, 05 Korrik 2009
Sarande- Nje foshnje e sapolindur u gjend dje ne ferra ne fshatin Pllake te qytetit bregdetar. Vajza e sapolindur eshte gjetur nga nje bari, i cili ka konstatuar se foshnja e braktisur ishte e mbushur me krimba dhe kishte balte ne goje. Foshnja, emri i te ciles do te jete Saranda eshte derguar ne banesen e kryeplakes dhe me pas ne shtepine e lindjes, ku ka marre ndihmen e nevojshme dhe gjendet jashte rrezikut per jeten. Policia e Sarandes ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje makabre.
Ngjarja
Ora shenonte 10:00 kur nje bari i fshatit Pllake, te komunes Aliko, rreth 15 km larg qytetit, i cili ka pare foshnjen e ne ferra, goja e te cilit ishte e mbushur me balte dhe pothuajse pa nje shenje jete. Mesohet se bariu, pasi ka zhveshur disa tesha te tij, ka marre nje qeske dhe e ka mbeshtjell femijen dhe menjehere e ka shpene ne shtepine e kryeplakut, e cila eshte nje zonje. Kjo e fundit pasi eshte njohur me ngjarjen ka lajmeruar komisariatin e policise Sarande si dhe ne te njejten kohe edhe shtepine e lindjes, e cila ka nisur ne vendngjarje nje ambulance, mjekun dhe dy infermiere.
Menjehere foshnja eshte nisur ne drejtim te shtepise se lindjes, ku edhe i eshte dhene ndihma e nevojshme. Sipas kryeinfermieres se shtepise se lindjes Laureta Muci femija eshte gjetur me kordonin e paprere dhe ne ferra ishte hedhur ndoshta prej kater pese oresh. Ai ishte me temperature te ulet, 34 grade. Po ashtu femija ishte pa ndjenja, shume i lodhur dhe i drobitur. "Kur e morem nga ferrat femija ishte vertete i renduar nga situata shendetesore. Po ne e mbeshtollem me rroba qe i kishim marre nga spitali. Pas pastrimit femijes iu kryen sherbimet e shpejta. Ishte fati qe e shpetoi femijen, pasi ai ishte i flakur dhe vec te tjerash ishte i semure dhe ne trup kishte grumbull krimbash. Pasi iu dha ndihma e pare femija ka marre veten. Nga ana e personelit te spitalit te shtepise se femijes jo vetem i eshte dhene ndihma e shpejte per ta shpetuar dhe i jane mjekuar edhe plaget e shkaktuara nga ferkimi me ferrat, por edhe i eshte dhene ushqimi i pershtatshem i cili eshte siguruar nga vet personeli i shtepise se lindjes.", sqaron kryeinfermierja Laureta Muci. Nderkohe qe infermierja Adelina Dalani, e cila ka qene ne ekipin e spitalit te lindjes per te marre dhe me vone transportuar femijen ne shtepine e lindjes thote se "femija sapo eshte mbeshtjelle me rrobat qe kishim marre me vete ka ndjere doren tone te ngrohte dhe ka reaguar. Pas sjelljes ne spital femijes i eshte dhene ndihma urgjente dhe sipas shenjave ai eshte drejte permiresimit te metejshem. Po keshtu foshnja ka reaguar ne drejtim pozitiv. Aktualisht femija eshte ne kushte te mira shendetesore dhe tere shenjat jane te mundshme per te jetuar". Sipas Dalanit ky femije i braktisur ne fatin e vet kishte shume fat per te mbijetuar. Me tej ajo shton se "kjo femije besoje se sot e tutje eshte nje femije qe do te kete perkujdesjen e tere personelit te shtepise se femijes. Pse jo te mos kete edhe nje emer te vecante "Saranda" per deri sa do te rritet ne keto mjedise".
Hetimet
Policia e Sarandes ka nisur hetimet e para per te zbardhur rrethanat ne te cilat eshte braktisur foshnja dhe per te gjetur, se cila eshte nena qe e ka kryer nje akt te tilla makaber duke flakur ne ferra nje jete ende pa pare driten e diellit. Nderkohe qe kryeplakes braktisja e foshnjes, te gjinise femer dyshohet te jete kryer si qellim qe te fshihej femija i lindur ne rrethana te panjohura. Nga ana tjeter policia dyshon se foshnja ka lindur si pasoje e ndonje lidhjeje jashte martesore, cka ka sjelle edhe ne veprimin makaber te nenes se tij
Bardhyl Bejko.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Hakmarrja", Apeli prish 2 vendime
- Bozi: Diten e masakres se Cerrikut, kam qene ne fermen time
- Plagoset ne grabitje turistja
- Forca te FNSH-se patrullojne rrugen kombetare
- Braktisi burrin dhe femijet, denohet me 20 dite burg
- Feste me te shtena armesh, pranga tete gardianeve
- Loja e femijeve shkrumbon shtepine e gurte ne "Dunavat"
- Rubik/ Vdes inxhinieri shkodran i Durres-Kukes
- Tepelene / Zbulohet parcela me 98 bime hashashi ne Bence
- Pogradec/ Sulmi me shkopa bejsbolli, ndalohen te dyshuarit
- Protesta para KZAZ-se, pranga studentit
- Zjarr ne kullotat e Gjashtes, rrezikohen varrezat e qytetit
- Trafik droge, me kuti parfumi
- Trafiku i droges, pranga shqiptarit dhe grekut
- Trafik klandestinesh, kapet i dyshuari
|
|