Gjendet i vdekur ne motel i moshuari
E Diele, 05 Korrik 2009
Librazhd - Jetonte i vetem, gjendet i vdekur ne motel nje 70-vjecar. Kosta Alimetaj 70-vjec u gjet dje i vdekur ne nje nga dhomat e motel "Koxha Aldeko" ne Librazhd. Ka qene vete pronari i hotelit Arben Koxha, qe eshte detyruar te hape deren me force, pasi klienti nuk po pergjigjej nga brenda dhomes. Madje prej saj kishte filluar te vinte ere e rende. Punonjesit kane njoftuar pronarin duke i thene se brenda ne dhome ndodhet nje burre, i cili kishte dy dite qe nuk dilte prej saj. Dyshimet i ka shtuar era e keqe qe vinte prej nga ambientet e dhomes. Dje ne mesdite pronari ka hapur deren me force dhe ka gjetur te vdekur ne dhome Kosta Alimetajn. Per ngjarjen eshte njoftuar policia e Librazhdit, e cila nga ana e saj ka njoftuar drejtorine e policise se qarkut. Ne vendngjarje kane shkuar ekspertet dhe grupi hetimor. Nga ekzaminimet e para ekspertet nuk kane konstatuar shenja te dhunes. Megjithate nga kufoma jane marre kampione, qe do ti nenshtrohen ekzaminimeve shkencore. Paraprakisht mendohet qe i panjohuri te kete vdekur per shkaqe natyrore. Por gjithcka do te zbardhet pas ekzaminimeve te materialit biologjik. Ne fillim policia ka pasur veshtiresi ne identifikim. Por pasi ka pyetur ka identifikuar viktimen. Kufoma i perket shtetasit Kosta Alimetajt, i cili jetonte i vetmuar dhe qe prej disa kohesh kishte punuar si emigrant ne Greqi.
Fatos Salliu