PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gjendet e mbytur ne lumin Shkumbin nje 33-vjecare


E Diele, 05 Korrik 2009

Lushnje- Nje 33-vjecare eshte gjendur e mbytur ne lumin Shkumbin dy dite pasi ishte larguar nga banesa e saj. Mesohet se gruaja vuante nga depresioni prej 11 vjetesh. Ajo merrte kura si dhe ka qene e shtruar disa here ne spital psikiatrik. Lajmi konfirmohet nga burme zyrtare te policise se Lushnjes. Trupi i pajete i Vjollca Xhyres banore e fshatit Rrumbullak, te rrethit Peqin, eshte gjendur i mbytur ne ujerat e lumit Shkumbin. Trupi i saj eshte pare ne nje kthese lumi nga nje coban qe ruante delet. Ai ka njoftuar policine. Pasi ka shkuar ne vendin e ngjarjes policia ka marre kufomen dhe e ka derguar ne morg. Nga kontrolli i kryer prej mjekut, mesohet se ne trupin e viktimes nuk jane konstatuar shenja dhune. Pas verifikimit te kryer eshte pare se trupi i gruas se mbytur i perkiste shtetases Vjollca Xhyra 33-vjece. Ajo dy dite me pare ishte larguar nga banesa e saj pa thene asgje. Rreth humbjes se saj familjaret kishin njoftuar policine. Gjate deklarimeve te dhena ne polici te afermit e 33-vjecares, kishin sqaruar se ajo kishte 11 vjet qe vuante nga depresioni dhe ishte shtruar disa here ne spitalin psikiatrik Elbasan. Ajo merrte kurim te vazhdueshem, nderkohe qe edhe here te tjera ajo kishte tentuar qe te vetevritej.

Xh. Beharaj




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika