Pranga "Toni Montanes", shqiptar
E Diele, 05 Korrik 2009
Itali- Nje hajdut shqiptar ka rene ne pranga, i cili fale aktivitetit kriminal bente jete luksoze. Emigranti kishte idhull te tij Al Pacinon ne rolin e Toni Montanes ne filmin "Njeriu me shenje", ndersa bente nje jete te kopjuar dhe arrestonte shtepine ashtu sic bente edhe Toni Montana ne film. Ne shinjester te 32-vjecarit ishin personazhe Vip apo pasanike, te cileve iu vidhte sende te cmuara ne vilat e tyre luksoze. Sipas policise dhe referuar mediave italiane, dyshohet se kemi te bejme me nje rrjet kriminal, qe merret me vjedhjen e vilave te personazheve VIP apo pasanikeve ne shtetin fqinj te Italise. Nisur nga objektet dhe sendet e sekuestruara ne shtepine, ku jetonte shqiptari 32-vjecar, emri i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimore, dyshohet se kemi te bejme me autorin e vjedhjeve ne banesat e Giuseppe Signorit dhe Renzo Arbore.
Operacioni
Grabitjet e kryera kohet e fundit ne veri te Romes, kane terrorizuar banoret, ndersa policia italiane mendon se kemi te bejme me nje rrjet kriminal, te identifikuar fale nje operacioni te policise te zhvilluar mengjesin e djeshem. Karabinieret kane mundur te arrestojne vetem njerin nga te rinjte, nderkohe qe mundi te identifikoje edhe dy te tjere per te cilet po zhvillohen operacione per kapjen e tyre. Ish futbollisti i Lacios, Guiseppe Signori dhe personaliteti i botes se spektaklit Renzo Arbore jane dy nga viktimat e D.V., shqiptarit 33 vjec, i identifikuar dhe arrestuar nga skuadra levizese e Kuestures se Romes. Ajo cka zbuloi edhe nje nga shtetasin shqiptar ishte stili i arredimit te apartamentit te hajdutit shqiptar, qe ngjante me shtepine tek filmi "Njeriu me shenje". Nga jashte apartamenti nuk te krijonte ndonje pershtypje te vecante, por kur hyje brenda nuk u besoje dot syve. Luks i madh, si nje muze luksi. Sapo hyje ne banese shihje objekte te varura prej ari, karrike dhe mobilje mjaft luksoze, banja e veshur me mermer, nderkohe qe vlera e sendeve te arta kap shifren e 200 mije eurove. Te gjithe rezultojne objekte te vjedhura ne vilat e pasanikeve apo personave te njohur ne fushen e medias, spektakleve dhe sportit, nderkohe qe te binte ne sy stili i arredimit, si shtepia e Toni Montanes ne filmin "Njeriu me shenje".
Vjedhjet
Policia italiane dyshon se 33-vjecari D.V te jete pjese e grabitjeve ne banesen e ish-futbollistit te Lazios Giuseppe Signori, i cili per nga menyra e kryer duket e ngjashme me vjedhjen e viles se Renzo Arbore me 22 qershor. Pervec kesaj vjedhjeje, ato dite kane pesuar te njejtin fat edhe apartamente dhe vila ne Vigna Clara e Camillucia. Policia tashme eshte mobilizuar ne kapjen e bashkepunetoreve te shqiptarit.
Redinalda Caushaj