PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Aksidentet, nje i vdekur dhe shtate te plagosur


E Diele, 05 Korrik 2009

Lezhe- Dy aksidente me pasoje vdekjen e nje qytetari dhe plagosjen e shtate te tjereve jane shenuar brenda nje ore, ne superstraden Lezhe-Shkoder ne distance vetem nje kilometer nga njeri-tjetri. Aksidenti i pare ndodhi rreth ores 11:00 ne hyrje te fshatit Balldre, ku nje autoveture tip "eolgsvagen" qe drejtohej nga Prel Nika me detyre oficer policie ne Shkoder ka goditur pas nje parakalimi te gabuar nje motociklete qe drejtohej nga Simon Popa 60-vjec nga fshati Rraboshte e Lezhes. Si pasoje e ketij aksidenti ka mbetur i plagosur rende 60-vjecari Popa, i cili pas ndihmes se pare te marre ne spitalin rajonal te qytetit te Lezhes eshte transportuar menjehere ne spitalin ushtarak te Tiranes, i cili nuk ka mundur dot te mbijetoje. Drejtuesi i autovetures ka marre plage te lehta dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ai eshte ndaluar nga policia si shkaktar i aksidentit. Vetem nje ore me vone nje tjeter aksident eshte shenuar po ne superstraden Lezhe-Shkoder ne dalje te fshatit Balldre. Si pasoje manovrave te gabuara nje autoveture tip "eolgsvagen" me targa te Lezhes qe drejtohej nga 28-vjecari Marjan Pemaj eshte perplasur me nje fugon taksi me targa te Shkodres, qe drejtohej nga 42-vjecari Gezim Zijuka nga Shkodra. Brenda fugonit taksi ndodheshin 4 pasagjere qe udhetonin ne drejtim te Lezhes. Perplasja ka qene e forte mes dy automjeteve duke bere qe te dy automjetet te dalin jashte rruges, ndersa fugoni eshte karomboluar disa metra poshte rruges. Si pasoje e ketij aksidenti kane mbetur te plagosur drejtuesi i autovetures 28-vjecari Marjan Pemaj, shoferi i fugonit taksi 42-vjecari Gezim Zijuka, si edhe pasagjeret qe ndodheshin ne te. Sipas policise shkak i ketij aksidenti kane qene manovrat e gabuara te drejtuesit te autovetures, qe drejtohej nga Pemaj. Po ne ato momente nje tjeter eshte shenuar ne te njejtin vend, por fatmiresisht pa probleme. Nje motociklete, e cila ecte me shpejtesi te madhe ka goditur nje efektiv te policise, i cili po ruante vendin e ngjarjes, ndersa drejtuesi i saj eshte larguar me shpejtesi.



Reagon Policia Rrugore



Aksidentet e shumta qe ndodhen vetem gjate 2 diteve te fundit ka detyruar efektivat e policise rrugore te marrin masa drastike ndaj te gjithe drejtuesve te mjeteve, qe nuk respektojne rregullat e qarkullimit rrugor. Mosrespektimi i rregullave kane qene shkaqet kryesore te aksidenteve ne keto dite ne te njejtin aks rrugor. Vetem 60 minuta pas aksidentit te fundit, efektivet e policise rrugore ne drejtorine e Policise se Qarkut Lezhe, kane bllokuar disa mjete motorike, kryesisht motocikleta, te cilat jane bere problematike persa i takon aksidenteve. Nga burime prane kesaj policie mesohet se rasti i dites se djeshme nuk do te jete thjesht nje aksion, por do te vijoje ne menyre permanente deri sa te mund te disiplinohet qarkullimi ne te gjitha rruget qe pershkojne qarkun e Lezhes.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika