PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Shume te rinj nuk shohin perspektive ne Serbi


E Diele, 05 Korrik 2009

Ana Kun Ozijus

Danica ka mbushur 17 vjec dhe ndjek shkollen ne nje gjimnaz te Beogradit. Politikisht ajo eshte aktive: "Gjendja politike ne Serbi eshte mjaft e veshtire. Numri i te rinjve qe duan te angazhohen politikisht eshte shume i vogel. Une kam dashur qe t'i kundervihem kesaj gjendje, kam filluar te angazhohem politikisht dhe nderkohe mendoj se kjo eshte shume e rendesishme". Danica eshte anetare e kryesise se Organizates Kombetare te Nxenesve. Ne kohen kur Milloshevici pat mbajtur fjalimin e tij te njohur per nacionalizmin serb, ajo nuk kishte lindur ende. Danica deshiron nje Serbi te re me me shume demokraci, ne te cilen qytetaret do te jene te angazhuar: "Prinderit me kane folur gjithmone per rendesine e angazhimit dhe se secili duhet te kete mendimin e tij, e jo te ndjeke te tjeret si i verber. Kjo eshte me rendesi - zhvillimi i personalitetit dhe lufta per te drejtat personale".

Te rinj te tille si Danica nuk ka shume ne Serbi. Shume te rinj nuk shohin perspektive per veten e tyre ne Serbi. Shkalla e papunesise eshte shume e madhe, ka mjaft korrupsion. Ne pozitat e rendesishme nuk vendosen njerez sipas shkalles se kualifikimit, por ato i zene ata qe kane lidhje dhe para. Kjo i demotivon te rinjte, thote edhe studentja Milica. Ajo angazhohet qe te ndihmoje bashkemoshataret e saj te perballen me zhgenjimin: "Problemi me i madh eshte se ne nuk shohim te ardhme. Behet fjale vetem per mbijetese. Te rinjte nuk bejne plane per neser, sepsese nuk kane shprese dhe nuk besojne se mund te jene te suksesshem ne te ardhmen".

Oliver Kainrasd punon ne Beograd per GTZ-ne gjermane. Me ndihmen financiare te Gjermanise te rinjet ne Serbi se pari duhet ta duan demokracine, thote ai dhe thekson se qellimi i tij eshte te tregoj se angazhimi ia vlen: "Ketu ka pasur relativisht pak mundesi si per te rriturit ashtu dhe per te rinjte per njohjen e demokracise, per pjesemarrjen demokratike. Cfare do te thote demokraci? Cfare mundesish kam si i ri qe te shpreh ne nje shoqeri demokratike vullnetin tim politik, mendim tim? Keto te gjitha jane gjera te cilat njerezit ketu nuk e dine ende, kryesisht te rinjte. Ne punojme ne kete drejtim me programin tone".

Organizata Kombetare e Nxenesve ku jane anetare aktive Danica dhe Milica, eshte pjese e ketij programi. Ato dhe te tjeret ne kete organizate rinore luftojne per pjesemarrje me te madhe te te rinjve ne politiken arsimore. Ne Kuvendin kombetar te nxenesve kane zgjedhur nxenes nga tere territori i Serbise. DW


Te Tjera nga rubrika