PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Vizat, ku gjendet celesi i heqjes se tyre


E Diele, 05 Korrik 2009

Ministri suedez per ceshtje te migracionit dhe azilit Tobias Bilstrom, pret qe Komisioni Evropian nga mesi i korrikut te propozoje liberalizimin e regjimit te vizave per disa vende te Ballkanit Perendimor.

Para liberalizimit te vizave, Serbia me Komisionin Evropian duhet te zgjidhe ceshtjen e kontrollit te linjes kufitare me Kosoven si dhe ceshtjen e dhenies se pasaportave per qytetaret e Kosoves. BE-se thekson se vendeve te Ballkanit Perendimor duhet t'u mundesohet regjimin pa viza, vetem pasi te kene plotesuar kushtet per kete.

Ministri suedez i ngarkuar me ceshtjen e migracionit dhe azilit, Tobias Bilstrom per Deutsche Wellen thote: "Nga mesi i korrikut Komisioni Evropian do te paraqitet me nje projektligj, i cili do te beje te mundshem regjimin pa viza deri ne fund te vitit 2009, per ato vende te cilat do te plotesojne kushtet. Ketu natyrisht qe mendoj per Maqedonine, Malin e Zi dhe Serbine", sqaron Bilstrom.

Kur eshte fjala per Kosoven, Tobias Bilstrom thote se ekzistojne dy ceshtje kyce per te cilat ende po bisedohet. Te gjitha keto ne kontekstin e plotesimit te kushteve te cilat Serbise i jane vene ne Roadmap. Bilstrom sqaroi se fjala eshte per sigurimin e kontrollit adekuat te linjes kufitare me Kosoven dhe dhenien e pasaportave serbe per qytetaret e Kosoves. "Per keto ceshtje Komisioni Evropian po bisedon ende me autoritetet e Serbise, dhe presidenca suedeze e BE-se po percjell me vemendje bisedimet. Shpresojme qe kjo ceshtje te zgjidhet me kohe, ne menyre qe Serbia t'u bashkohet vendeve qe jane liruar nga regjimi i vizave", ka sqaruar Ministri suedez Bilstrom.

Politikani suedez thekson se per ata eshte e rendesishme qe te arrihet nje zgjidhje e pranueshme dhe e qendrueshme. Ne kete kuader ekziston edhe ceshtja e migracionit ilegal, ndersa Bashkimi Evropian duhet te siguroje mbrojtjen e kufirit te saj, thote Bilstrom.

Nderkaq sa i perket mundesise se "getoizimit" qe mund t'iu ndodhe boshnjakeve ne Bosnje e Hercegovine, sa i perket lirise se udhetimit ne rast se Serbia, lirohet nga regjimi i vizave ndersa Bosnja dhe Hercegovina jo, Tobijas Bilstrom vlereson se vemendja duhet te perqendrohet ne plotesimin e kushteve nga secili vend vec e vec: "Me e rendesishmja eshte qe t'i permbahemi Roadmap-it. Ne te ndodhen kushtet per liberalizimin e vizave per secilin vend. Secili vend ka problemet e tij specifike, por plotesimi i kushteve te percaktuara ne Roadmap eshte celesi i te gjithave", thote Tobijas Bilstrom.


Komento artikullin | Shiko komentet (7 komente)
Te Tjera nga rubrika