PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

LSI: Ftojme Ramen te administroje me qetesi humbjen, te pranoje verdiktin


E Diele, 05 Korrik 2009

"Jemi ketu per te ftuar Edi Ramen qe te administroje me qetesi humbjen e zgjedhjeve dhe ta pranoje ne menyre qytetare ate, sepse ky ishte verdikti qe dhane shqiptaret ne 28 Qershor". Kjo ka qene deklarata e sekretarit te pergjithshem te LSI, menjehere pas akuzave te kryesocialistit Rama ne drejtim te koalicionit me te ri qeverises, atij Berisha-Meta. Sipas tij, sot duhej te ishte dita qe Rama te kerkonte ndjese per Kodin Elektoral, te bere thjeshte per te larguar nga skena politike LSI, duke u mohuar opozites mbi 12 mandate. "Opinioni publik duhet ta dije se deri dje Edi Rama i conte emisare Ilir Metes per t'u bere Kryeminister i vendit, duke blere deputete nga e djathta, duke mos u cliruar dot nga filozofia e trafikimit te votave dhe njerezve, filozofi e cila ishte edhe baza e mekanizmit mafioz dhe policesk manipulativ te tij, ne dem te mijera e mijera votave te LSI, ai deshtoi edhe ne tentativen e ndertimit te nje qeverie PS -PD qe do te destabilizonte thelle vendin dhe do ta zhyste ate ne krize te thelle", ka akuzuar rende Vasili. Njeheresh ai e ka akuzuar Ramen per manipulim te votave. "E ftojme Ramen te heqe dore nga destruktiviteti dhe obstruksionizmi i vjetruar qe bllokon institucionet dhe funksionimin e shtetit per hir te problemeve te brendshme te tij me partine dhe karrieren e tij, probleme qe duhet t'i zgjidhe me veten dhe partine qe akoma drejton", ka deklaruar Vasili. Ai e ka ftuar njeheresh Ramen qe me qetesi dhe pa mllef te vere interesat e integrimit te demokracise dhe stabilitetit te vendit, mbi interesat e ngushta dhe te vockla personale, sepse karriera e cdo politikani eshte e parendesishme, krahasuar me keto aspirata madhore te vendit.




Komento artikullin | Shiko komentet (12 komente)
Te Tjera nga rubrika