PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Marreveshja me Edi Ramen prodhon vetem krize"


E Diele, 05 Korrik 2009

Kreu i LSI-se, Ilir Meta tha dje publikisht se me mire pranon bashkeqeverisje me PD-ne se sa me kreun e Partise Socialiste, Edi Rama. Sipas tij, nje marreveshje e mes tij dhe Edi Rames, do te prodhonte vetem krize, ndaj eshte e pa mundur. "Une s'mund te kontribuoj per krize te metejshme per Shqiperine, dhe ne kuader te krizes ekonomike globale, kur te gjithe kerkojne mesazhe stabiliteti per te ardhmen. Marreveshja dhe bashkepunimi Rama - Berisha u provua dhe Meta ishte i vetmi ne opozite bashke me faktore te tjere te shoqerise civile dhe u provua qe nuk solli stabilitet, por krize", tha Meta. Ne keto kushte sipas tij, LSI eshte e detyruar te ece drejt nje marreveshje qe ti sherbeje Shqiperise, shqiptareve dhe qe i sherben integrimit evropian te vendit dhe kjo behet me kryeministrin Sali Berisha. "Shqiperia ka paraqitur nje kerkese per anetaresim dhe ne do te bejme cdo gje qe ky proces te ece perpara dhe te mos mbetet pezull", vijoi Meta. Ai qartesoi se ende nuk ka nisur bashkepunimi, thjesht i tha po funksionimit te ketij koalicioni te mundshem, si e vetmja rruge per stabilitetin e vendit. "Nje rruge tjeter ajo e nje opozite sa me aktive, sa me te fuqishme, qe une uroj ta zhvilloje Partia Socialiste, ku dhe ne do te bahkepunojme me te dhe ne kete plan, sepse pa dyshim te gjitha reformat kerkojne bashkepunimin e opozites", deklaroi Meta.








Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika