Bashkepunimi me PR-ne, Berisha: Do jete pjese e koalicionit
E Diele, 05 Korrik 2009
Bashkepunimi mes PD dhe LSI, nuk do te anashkaloje dy partite e vogla te djathta qe kane fituar nje mandat deputeti, PR dhe PDI. Kryeministri Sali Berisha, tha dje se Partia Republikane eshte pjese e koalicionit dhe kryetari i saj, Fatmir Mediu do te perfaqesohet ne Kuvend. Por bashkepunimi me LSI-ne eshte vetem ceshtje spektri sipas kryeministrit. Berisha siguroi se me LSI, do te zgjerohet ne menyre te ndjeshme baza elektorale dhe spektri programor i koalicionit te qeverise se ardhshme.