PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Te akuzuarit per dhunim te Bulkut, ne polici


E Diele, 05 Korrik 2009

Policia e Fierit shoqeroi dje ne polici dy shtetas, te cilet akuzohen per dhunim te kandidates per deputete te Partise Demokratike dhe aktores Rajmonda Bulku.

Policia shoqeroi Shpresa Toton 50 vjece, ish efektive e drejtorise policise qarkut Fier dhe aktualisht police dhe Ibrahim Lezi, 60 vjec banor i Levanit per dhune te ushtruar ndaj kandidates per deputete dite me pare ne nje prej KZAZ-ve te ketij qarku. Policia kreu shoqerimin e tyre dhe aktualisht personat po merren ne pyetje nga oficeri i policise gjyqesore si dhe prokurori i gatshem. Nuk dihet nese do te dale urdher ndalimi ndaj tyre apo jo, pohojne burimet policore fierake. Sipas burimeve zyrtare te policise Fier, mesohet se Rajmonda Bulku ne 30 qershor, pas votimit u dhunua ne fshatin Libofshe, ku ishte e pranishme pasi procesi i numerimit te votave u bllokua. Pasi qendroi ne KZAZ per afro dhjete minuta duke dale se bashku me kandidatet e tjere demokrate, Bulku, u qellua, share dhe ofendua prej militanteve e anetareve te PS-se. Si dhe u qellua me shishe plastike e copa kartoni. Ajo shkoi menjehere ne urgjencen e spitalit rajonal Fier ku ka morri dhe ndihmen e pare mjekesore. Bulku kishte pasur trauma ne brinje, gjoks si dhe ne te dyja kembet. Pas marrjes dhe te raportit mjeko ligjor ajo beri kallezimin penal ne drejtorine e policise. Ne baze te filmimeve qe drejtoria e policise kish siguruar si dhe ne baze te deshmitareve policise qe kane qene ne vendin e ngjarjes jane identifikuar disa prej personave qe perdoren dhune mbi Bulkun. XH.Beharaj




Komento artikullin | Shiko komentet (14 komente)
Te Tjera nga rubrika