 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Deklarata e Ollit fut ne sherr KQZ
E Diele, 05 Korrik 2009
Rozeta Rapushi
Berja publike e mandateve te deputeteve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dy dite me pare, shkaktoi debate te ashpra ne mbledhjen e djeshme te ketij komisioni. Perfaqesuesi i PS ne KQZ, Genc Gjoncaj, akuzoi kryetarin e komisionit Arben Ristani, se abuzoi me detyren kur dha mandatet nepermjet zedhenesit te tij. "Ajo cka beri zedhenesi i KQZ-se eshte nje shkelje e hapur e ligjit. Ju nuk mund te dilni me qendrime te tilla kur ende pritet numerimi i disa kutive problematike", akuzoi Gjoncaj. Sipas tij, kjo eshte nje shkelje dhe abuzim i paster me detyren qe kreu i KQZ-se Ristani dhe zedhenesi i tij Leonard Olli kane bere. "Na jepni shpjegime konkrete se pse vepruat ne kete menyre. Shkaktuat konfuzion tek zgjedhesit qe moren rezultate ne nje kohe kur ka ende kuti votimi per tu numeruar ne disa zona", vijoi reagimin Gjoncaj. Por qetesisht kreu i KQZ-se Ristani u shpreh se nje procedure e tille eshte ndjekur edhe me pare ne kete komision. "Ju duhet ta dini se deklarata per dhenien e mandateve ishte paraprake dhe jo zyrtare. Kete e saktesoi edhe zedhenesi i KQZ-se ne qendrimin e tij. Jane rezultate paraprake, jo perfundimtare", sqaroi Ristani. Sipas kryetarit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjate tere kesaj periudhe te lodhshme ka vepruar ne menyre transparente dhe te hapur. "Cdo deklarate e bere nga KQZ eshte ne kuader te transparences qe ky institucion ka garantuar se do te manifestoje ne keto zgjedhje parlamentare", vijoi Ristani. Por asnje sqarim nuk mundi te bindte Gjoncaj, por edhe nenkryetaren e KQZ-se Deshira Subashi, e cila u shpreh se KQZ nuk kishte tagrin qe te jepte mandate te deputeteve pa perfunduar zyrtarisht procesi i numerimit te votave ne cdo qender votimi. "Deklaratat tuaja po ngjajne si deklarata qe behen nga selia e Partise Demokratike. Ju bej thirrje zoti kryetar se duhet te distancoheni nga politika. Nuk mund te flasim ne keto kushte qe jemi per mandate, duhen pritur edhe ankesat qe behen nga partite politike. Ndaj ajo qe bete ju sherbeu vetem per manipulimin e opinionit publik", tha Gjoncaj. Replika vijoi gjate, duke bllokuar edhe mbledhjen e djeshme. Ristani vijoi shpjegimet se deklarata e bere per mandatet e deputeteve eshte e ligjshme. "KQZ e ka organizuar punen ne menyre transparente. Gjate gjithe dites se votimit u dhane shifra ne perqindje dhe informacione per rezultatet qe dilnin pas numerimit te cdo kutie. Ne beme perkthimin e shifrave ne mandate. Te gjithe mund ta bejne llogarine", tha Ristani.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Malaj: Doreheqja e Nanos, inspiruese
- "Fieri, mund te ndryshoje rezultatin"
- Konventa e LSI, "OK" Metes ne qeveri
- PS: Fieri dhe Berati, kusht per njohjen
- PS, denoncon parregullsite ne Qarkun Shkoder
- Bashkia kerkon ne Kushtetuese, pezullimin e hetimit per Ramen
- Pellumb Xhufi: Bashkepunimi me PD-ne, i pershpejtuar
- Petro Koci, jep doreheqjen
- Italia dhe Franca, urime Berishes per fitoren
- Mediu: Ata qe na sulmuan ne PD
- KQZ mbyll Fierin, nuk ndryshon rezultati
- PS kercenon: Pa Fierin, nuk njohim zgjedhjet
- Rezultati perfundimtar i zgjedhjeve, ne gusht
- Pushteti lokal, me problematiku ne zgjedhje
- PS: Berisha, hiq dore nga mandati yne
|
|