 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Rama paralajmeron doreheqjen nga PS
E Diele, 05 Korrik 2009
Kryetari Socialist Rama, dje para medieve permes akuzave ne drejtim te Ilir Metes qe pranoi bashkeqeverisjen me Sali Berishen, ka lene te hapur dhe mundesine e tij per tu larguar nga drejtimi i Partise Socialiste. "Une jam i vendosur qe ta udheheq Partine Socialiste deri kur procesit zgjedhor t'i vihet pika. Pastaj, une kam sigurine dhe bindjen e plote se kjo eshte nje familje politike, cila di te marre vendimet e duhura ne kohen e duhur dhe pa piken e dyshimit, eshte nje familje politike qe pas pazarit te sotem, me i neveritshmi pazar i ketyre 18 vjeteve, eshte me e madhe", ka qene deklarata e djeshme e Rames. I cili me sa duket ka vendosur qe fatin e tij politik, pas deklarimit zyrtar te rezultatit te zgjedhjeve, i cili perfshin dhe te gjitha animimet e mundshme, ta lere ne dore te struktures politike te PS. Duke respektuar deri me nje statutin e PS. Njeheresh ai nuk ka munguar te shprehet se PS nuk mund te behet pershesh se duan dy njerez. "PS nuk behet kurre per asnje pershesh dhe kush e perfytyron kete si pjese e ketij projekti qe tanime ka dale ne skene plotesisht perpara shqiptareve, ne funksion te nje marreveshje qe nuk eshte bere sot, por kohe me pare dhe qe na ka dhene ne te drejten qe t'ju themi shqiptareve se vota per Ilir Meten eshte nje vote per Sali Berishen, pa asnje dyshim do te zhgenjehet", eshte shprehur Rama.
Sipas tij, familja politike socialiste eshte me e madhe dhe asnje nga te gjithe ata qytetare e qytetare, qe ne 28 qershor votuan per Ilir Meten per te larguar Sali Berishen, nuk duhet te ndihen te vetem, sepse nga sot eshte pjese e familjes socialiste.
Ai eshte shprehur se do ti shkojne deri ne fund procesit zgjedhor, me te gjithe animimet e mundshme. "Nderkohe qe perpjekja per numerimin e cdo vote opozitare vazhdon dhe jo vetem Fieri, po mbare populli opozitar i Shqiperise ndjek ore pas ore, prej 6 ditesh dhe netesh zhvillimet e nje beteje sy me sy te opozites, me shpurat e ministrave dhe krimineleve te liruar nga burgjet e Sali Berishes, Ilir Meta nxitoi te behej paterica e Kryeministrit te rrezuar, duke e ngritur ne kembe ate qe ai vete e quante deri para 6 ditesh, qeveria e Gerdecit", ka akuzuar ne menyre te drejteperdrejte Rama, kryetarin e LSI, Meta. Duke e akuzuar se ai ka mbyllur pazarin me te turpshem te ketyre 18 viteve, ne kundershtim me ata qe e votuan. Sipas tij, pas ngutjes se djeshme te Ilir Metes, pa dale ende rezultati perfundimtar i vete KQZ se Sali Berishes, per te shpetuar Sali Berishen me nje pazar qe Lufter Xhuveli nuk do te guxonte ta shihte as ne endrren e tij me te bukur, "ne jemi te bindur se kurre, se pa u zbardhur e verteta e kutive te 28 qershorit, ndergjegjja demokratike e gjithe Shqiperise nuk do te gjej kurre qetesi dhe PS nuk do te ndalet perpara asgjeje". Rama ka akuzuar se serish Shqiperia ka mbetur ne dore te politikes se vjeter, e cila ka bere me shqiptaret nje loje qe e luajne vetem grushti i njerezve qe sot i dhane jete kesaj qeverie moster dhe e paguajne qe te gjithe qytetaret. "Kur flas per qeverine moster, kam parasysh nje trup te krijuar ne baze te nje mutacioni qe eshte transformimi i nje virusi ne nje tjeter virus me te rrezikshem se i pari", ka deklaruar Rama.
Rama: Shqiperia nuk mund te jete atdheu i maskarenjve
"Iliri thote jam me Sali Berishen, por mbetem socialist, madje, e bera kete aleance me Sali Berishen, qe Shqiperia te shpetonte nga aleanca e Sali Berishes me Edi Ramen", ka deklaruar Rama. Per te eshte nje pamje e rende, e shemtuar, rishtuese, tallese per nje popull te tere, "por eshte pamja qe na jep te gjitha arsyet per t'i thene vetes se jo, Shqiperia nuk mund te jete atdheu i maskarenjve. Shqiperia duhet te jete atdheu i qytetareve dhe qytetareve, qofshin socialist, qofshin demokrat, pertej te majtes dhe se djathtes, sigurisht".
"Ka interesa per te kontrolluar pasurite e vendit"
Rama u shpreh se e vetmja gje qe duhet te jemi te shqetesuar eshte se kjo loje po behet gjithnje e me e sofistikuar. "Loje qe lidhen drejtperdrejt interesat per te kontrolluar pasurine e vendit, ato te ardhura qe ne vend qe te ndahen ne menyre te drejte per shqiptaret, te ndahen ne ato duar qe kane aftesine dhe paturpesine qe votat e popullit ti kthejne ne karta krediti per pazarin e nje politike te vjeter, ku interesat rriten cdo dite ne menyre marramendese. Kjo nuk ndodhi per shkak te PS-se, por per shkak te oreksit te pa kontrollueshem per pushtet. per kontroll mbi kanalet e interesave te drejtperdrejta financiare", ka qene deklarata e kryetarit socialist, Edi Rama. Ai eshte shprehur se politika e vjeter eshte perballe shqiptareve, ne formen e nje qeverie te krijuar jo nga vullneti i njerezve, por nga pazari mes atyre qe jane mesuar t'ju thone njerezve tjeter gje, te bejne tjeter gje dhe te mendojne tjeter gje.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Malaj: Doreheqja e Nanos, inspiruese
- "Fieri, mund te ndryshoje rezultatin"
- Konventa e LSI, "OK" Metes ne qeveri
- PS: Fieri dhe Berati, kusht per njohjen
- PS, denoncon parregullsite ne Qarkun Shkoder
- Bashkia kerkon ne Kushtetuese, pezullimin e hetimit per Ramen
- Pellumb Xhufi: Bashkepunimi me PD-ne, i pershpejtuar
- Petro Koci, jep doreheqjen
- Italia dhe Franca, urime Berishes per fitoren
- Mediu: Ata qe na sulmuan ne PD
- KQZ mbyll Fierin, nuk ndryshon rezultati
- PS kercenon: Pa Fierin, nuk njohim zgjedhjet
- Rezultati perfundimtar i zgjedhjeve, ne gusht
- Pushteti lokal, me problematiku ne zgjedhje
- PS: Berisha, hiq dore nga mandati yne
|
|