Koalicioni i ri do te sjelle kulture te re besimi
Nga Fabian Schmidt
E Diele, 05 Korrik 2009
Ka kaluar gati nje jave pas zhvillimit te zgjedhjeve ne Shqiperi, e megjithate ende nuk eshte percaktuar rezultati perfundimtar i votimeve. Te shtunen KQZ vazhdoi verifikimin e kontestimeve te fundit te votave
Liberalet e majte nen Ilir Meten dhe kryeministri Sali Berisha e cliruan Shqiperine nga mati politik, qe kercenonte ta paralizonte vendin me jave te tera. Kjo eshte nje deshmi e pergjegjesise politike. Per here te pare qysh pas fundit te komunizmit ne Shqiperi mund te kete nje koalicion, qe i kapercen ideologjite e vjetra te kampit, duke vendosur per ate cfare i bashkon dhe jo per ate cfare i ndan.
LSI-ja ndonese eshte krah i shkeputur prej Partise Socialiste, ajo gjithmone eshte perpjekur te clirohet nga fryma e se shkuares. Fatos Nano, ish-kryeministri socialist, ka perfaqesuar frymen konfliktuale te se shkuares duke qene rivali kryesor i Sali Berishes. Nano ishte ai qe e detyroi Ilir Meten - dikur pasuesi i Nanos ne postin e kryeministrit - te largohej prej socialisteve duke siluruar politiken e tij.
Packa se zgjedhesit tradicionale te LSI-se, dhe te socialisteve ne fakt, jane me afer njeri-tjetrit, Berisha dhe Meta kane se paku nje gje te perbashket: Rivalitetin e tyre me socialistet.
E qarte eshte qe sistemi i ri elektoral proporcional u ka hequr bazen e ekzistences thuajse te 45 partive te vogla. Ne parlamentin e ri ka vetem gjashte parti. Prej tyre vetem tri kane secila nga nje mandat. Ne thelb ajo qe mbetet eshte pra nje sistem tripartiak. Ne kete sistem te ri kerkohet aftesia per koalicion duke tejkaluar konfliktet ideologjike dhe personale.
Partite relevante te vendit thuajse nuk ndryshojne fare prej njera-tjetres, sa u perket programeve. Ato synojne ne pergjithesi nje sistem liberal ekonomik me sigurime sociale ne themel, perkrahin pa rezerve NATO-n dhe duan ta cojne vendin deri drejt anetaresimit ne BE. Konfliktet mes partive pra, nuk konsistojne ne perplasje ideologjike, por ne luften per ndarjen e pushtetit per grupet e perkatese te klienteles si dhe ne mosbesimin kundrejt njeri-tjetrit, mosbesim me rrenje te thella.
Kesisoj tani mbetet te shpresohet, se nje koalicion i ri do te sjelle edhe nje kulture te re besimi. Zgjedhjet treguan, se ndonese shume gjera i zbatoi teknikisht, administrata ka qene me mire se ne dekadat e fundit, ishin partite ato qe i shfrytezuan procedurat administrative si te vetekuptueshme, per luften e tyre per pushtet.
Koalicioni i ri me ne fund, ofron shansin per ndertimin e nje administrate mbipartiake, e cila te mos instrumentalizohet me per qellime politike dhe te gezoje si vazhdimesine, ashtu edhe besimin pertej hapesirave kohore te nje periudhe legjislative. Berisha dhe Meta duhet ta shfrytezojne kete shans.
* Kryeredaktor i radios Deutsche Welle