PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Part-time:2360 kuota per Tiranen


E Diele, 05 Korrik 2009

Pas percaktimit te 7 mije kuotave per sistemin full-time, Universiteti i Tiranes ka percaktuar tashme edhe kuotat per ate te pjesshem. Dhe jane pikerisht 2360 kuota per maturantet te cilet nuk kane mundesi te fitojne nje dege apo te drejte studimi ne universitet, por ta ndjekin ate me kohe te pjesshme, gjate fundjaves.

Kriteret

Pas rishikimit te kapaciteteve jo vetem te ambienteve fizike, por edhe te stafeve akademike qe do mbulojne procesin mesimor, jane propozuar rreth 2360 kuota pranimi, te shperndara ne baze te programeve studimore qe do te ofrojne kete cikel studimesh. Perjashtim ne kete rast do te perbeje vetem dega e biologjise prane Fakultetit te Shkencave te Natyres, ku do te pranohen pa limit ata qe deshirojne te ndjekin studimet ne kete dege. Bazuar ne kuotat e percaktuara, nje pjese e fakulteteve publike do te perdorin dhe kritere te caktuara per perzgjedhjen e kandidateve, ne rast se kerkesat do te jene me te larta se kuotat e miratuara. Nderkohe theksohet se kriteri kryesor i pranimit do te jete mesatarja, kufiri minimal i se ciles do te percaktohet sipas fluksit te kerkesave qe do te paraqiten. Pavaresisht se jane bere propozimet perkatese, eshte Ministria e Arsimit ajo qe do te marre persiper miratimin e ketyre kuotave, teksa nuk perjashtohet mundesia e shtimit apo pakesimit te tyre

Kuotat

Fakulteti i Ekonomikut do te shenoje rekordin me te larte te pranimeve per sistemin part-time, perkatesisht me 1270 kuota te shperndara sipas degeve. Ndersa ne fakultetin e Histori-Filologjise do te akomodohen rreth 450 kandidate, kuota keto te shperndara ne menyre te barabarte per te tria deget e studimit: gjeografi, historia dhe gjuhe-letersia. Me pas renditet Fakulteti i Drejtesise, per te cilin jane propozuar si kuota te mundshme pranimi rreth 400 vende, ndersa Fakulteti i Infermierise do te ofroje studime te pjesshme ne degen e infermierise se pergjithshme, per te cilen jane kerkuar rreth 300 kuota. Gjithashtu prane Fakultetit te Shkencave Sociale do te akomodohen edhe 240 kandidate te tjere.

Tarifat

Ndjekja e studimeve te larta me kohe te pjesshme do te shoqerohet me rritje te fatures financiare qe aplikuesit do te duhet te paguajne per vitin akademik. Ndonese nuk jane percaktuar ende tarifat perfundimtare per te gjitha programet e studimit, vetem per degen e biologjise tarifa e studimit do te jete rreth 1 milion leke (te vjetra). Ndjekja e programit te dyte te studimit prane Fakultetit te Shkencave Sociale do te kushtoje rreth 60 mije leke, ndersa masteri i nivelit te pare njevjecar do te kushtoje rreth 360 mije leke. Gjithashtu edhe prane Fakultetit te Shkencave te Natyres do te ofrohet masteri i nivelit te pare, i cili do te kushtoje rreth 50 mije leke. Brenda pak diteve pritet te detajohet dhe shperndarja e degeve ne formularin A-2, i cili do te jete vendimtar ne caktimin e preferencave per te gjithe kandidatet qe duan te ndjekin studimet e larta ne universitetet publike per vitin akademik 2009-2010. Kandidatet do te kene me shume se dy jave kohe per plotesimin e formularit te preferencave, i cili do te dorezohet me 2 korrik 2009.

Kriteri i mesatares

Universiteti Politeknik i Tiranes ka vendosur si kriter per pranimet e reja te studenteve mesataren mbi noten 6. Kjo do te thote se maturantet qe mesataren e lendeve te formimit baze e kane me pak se nota e percaktuar, nuk do te kene te drejte te ndjekin studimet ne nje nga deget e ketij universiteti. Gjithashtu gjate vitit te ardhshem akademik ne kete institucion do te pranohen vetem studentet qe kane fituar piket e mundshme per te ndjekur studimet e larta ne nje nga deget, por qe kane edhe mesataren e lendeve te formimit baze mbi 6. Shkak per vendosjen e mesatares jane bere problemet e hasura gjate viteve te fundit, ku ne shume fakultete jane pranuar maturante qe nuk kane pasur njohuri per degen qe do te studionin.



Propozimet per Part-time



Universiteti i Tiranes



Fakulteti i Historise dhe i Filologjise 450

Gjuhe-letersi 150

Gjeografi 150

Histori 150



Fakulteti i Ekonomise 200

Administrim biznesi 100

Finance e kontabilitet 100



Fakulteti i Infermierise 300

Infermieri e pergjithshme 300



Fakulteti i Shkencave te Natyres

Biologji pa limit



Fakulteti i Shkencave Sociale 240

Pune sociale 120

Psikologji 120



Fakulteti i Drejtesise 400



Kuotat per trojet

Kosove, Maqedoni, Mali i Zi, Presheve-Bujanovc 212



Politekniku

Fakulteti i Inxhinierise Mekanike

Inxhinieri Logjistike Prodhimi 40


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika