PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Uidhers: Zgjedhjet, hap para, politika te tregohet e duruar

Uidhers: Zgjedhjet, hap para, politika te tregohet e duruar


E Shtune, 04 Korrik 2009

Ne Shqiperi ambasadori i Shteteve te Bashkuara, Xhon Uidhers, vlereson hapat perpara te bera ne zgjedhjet e se dieles, por shton se autoritetet dhe politika shqiptare duhet te bejne perpjekje qe heren e ardhshme ato te permbushin standardet. Gjate nje interviste per "Zerin e Amerikes" ambasadori amerikan shprehet se problemet reale erdhen nga politizimi i situates. Duke komentuar ndarjen thuajse te barabarte mes kampeve, ai thote se qeveria e re duhet te jete e te gjithe shqiptareve dhe jo e nje fraksioni apo nje tjetri. Ambasadori amerikan, nuk ka munguar te shprehet se komisioneret e te dyja paleve dhe KQZ qe merren me nxjerrjen e rezultatit, te punojne si profesioniste dhe jo te tregojne besnikerine partiake. Njeheresh ka bere thirrje ne drejtim te politikes qe te tregohet e duruar, per te lene komisioneret te nxjerrin rezultat dhe te mos nxjerre konkluzione, qe paraprijne rezultate perpara se ato te certifikohen.



Zoti Ambasador, nese do te benim nje veshtrim kronologjik. Kemi diten e zgjedhjeve e cila praktikisht krijoi pershtypjen e brendshme, se gjithcka po shkonte mire. Por raporti i vezhguesve pati dhe mjaft kritika dhe nuk u permend fakti se Shqiperia, arriti apo mundi te arrinte standardet nderkombetare. Kjo erdhi sepse nga komuniteti nderkombetar kishte nje pritshmeri me te madhe ndaj Shqiperise? Ju vete keni thene se nga Shqiperia pritej me shume, si nje vend anetar i NATO-s..?

Mendoj se kishte shume gjera te mira per te thene per zgjedhjet kete here. Ishte kenaqesi, per shembull qe procesi u zhvillua ne nje menyre qe dukej e mire rregulluar. Une vete vizitova disa qendra votimi dhe pashe qe pothuaj ne te gjitha rastet, gjerat shkonin mire. Do te komentoja edhe qe nuk pati ankime serioze mbi veprimtarine e policise, diten e zgjedhjeve. Mendoj qe sistemi i numerimit paralel, apo shume prej protokolleve te miratuara per te vezhguar dhe per te siguruar ndershmerine e zgjedhjeve, ishin te gjitha shume te mira. Gjithcka ishte nje hap perpara.

Nuk do te thosha qe standardet nderkombetare jane me te larta per Shqiperine. Standardet nderkombetare jane te larta per kedo. Nuk percaktohen standarde te posacme per Shqiperine apo SHBA. Per shembull, ne vitin 2000, pati kritika per votimet tona ne Florida. Mendoj se mesimi kyc per Shqiperine eshte qe, perparimi qe permenda, duhet vazhduar dhe duhet ndertuar mbi te. Nese keto zgjedhje nuk arriten standardet nderkombetare, eshte shume e nevojshme per udheheqjen politike, qeverine, partite e opozites dhe kedo te perfshire, qe te bejne perpjekje edhe me te medha heren tjeter, per te permbushur keto standarde shume shume te larta. Mendoj se shqiptaret kuptuan qe standardet vertet jane shume te larta. Nxoren edhe qe me pune me te madhe, perkushtim me te madh, Shqiperia mund t'i permbushe standardet si kushdo tjeter.

Pati ne te vertete vleresime te ndryshme nga partite politike. Patem kryeministrin, i cili u shfaq i kenaqur dhe nga ana tjeter opoziten, e cila po flet per standarde te cenuara. Kemi dhe nje faze te dyte te procesit te shoqeruar me tensione, vonesa, bllokime kutish, transferime kutish. Kjo pjese e dyte e cenon ate panorame te mire te dites se votimit?

Mendoj se shqetesimi kryesor per te gjithe, ne te vertete permblidhet ne nje pike baze. Ka probleme teknike, por shumica e problemeve reale buruan nga nje mjedis shume i politizuar, gjate pergatitjeve dhe pastaj nje pjese te zhvillimit te zgjedhjeve. Per te qene shume i drejtperdrejte, te dy palet, ne raste te ndryshme, dukeshin te kishin qellimin e fushates kunder njeri-tjetrit, saqe dukej se anashkalonin faktin se arritja e gjithanshme e zgjedhjeve te shkelqyera, ishte ne interesin e madh te Shqiperise

Per sa i perket fazes tjeter, jemi ne fazen tjeter shume te rendesishme, per sa i perket procesit, ndoshta e fundit, pra numerimi i fundit, certifikimi i rezultateve. Eshte shume e rendesishme qe komisioneret, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, te punojne si profesioniste, si njerez te cileve iu eshte besuar nje pergjegjesi me e larte, jo per besnikerine ndaj partise te ciles mund t'i perkasin, por qe procesi te zhvillohet me standardet me te larta, qete dhe profesionalisht.

Eshte shume e rendesishme te ndodhe kjo, qe njerezit te besojne rezultatet qe do te dalin nga komisioni. I kam kerkuar shqiptareve, partive shqiptare dhe udheheqesve, qe te jene shume te duruar, te lene procesin te vazhdoje ashtu si supozohet te vazhdoje, sic eshte pershkruar ne ligje, ne Kodin Zgjedhor. T'i jepet mundesia qe procesi te perfundoje ne menyre te mire rregulluar dhe jo te paraprihen rezultatet, apo te arrihen konkluzione perpara se te certifikohen. Eshte shume e rendesishme. Ndaj i bej thirrje te gjitha paleve dhe atyre qe jane perfshire, te jene shume te duruar.

Zoti Ambasador, nje pyetje qe nuk lidhet direkt me procesin por me produktin e tij. Kemi nje sistem elektoral, i cili prodhoi pamundesine e nje force politike per te pasur nje shumice qeverisese, duke iu permbajtur te pakten rezultateve te deritanishme. Fakti qe qeveria e ardhshme do te mund te jete e brishte per nga numrat apo qofte edhe per nga koalicionet qe do te krijoje, do te mund te cenoje stabilitetin e afatgjate te nje qeverie. A perben shqetesim per nje vend si Shqiperia qe duhet te shmang ulje-ngritje te medha politike?

Eshte nje pyetje shume e rendesishme. Me vjen mire qe e ngrini. Keni te drejte. Rezultatet e ketyre zgjedhjeve ishin shume te nderlikuara. Pika kritike qe do te vecoja eshte qe treguan nje ndarje thuajse 50 me 50, per sa i perket preferencave te votuesve. Besoj se rezultatet e pergjithshme te dy koalicioneve te medha, ishin thuajse disa pika perqindje larg, ishte thuajse nje barazim statistikor. Kuptimi i kesaj eshte qe qeveria tjeter, kushdo qe te dale nga ky proces dhe do te jete proces politik e mund te doje kohe, por kushdo qe del, ka nje pergjegjesi me te madhe. Eshte shume e rendesishme qe qeveria tjeter te kuptoje se duhet te qeverise jo ne emer te 50 per qind te atyre qe votuan per te, por te shtrije doren tek gjysma tjeter e popullsise, qe eshte qartesisht e interesuar ne permiresimin e Shqiperise. Dhe te perpiqet ta bashkoje kombin, per te miren e tij te perbashket. Me lejoni t'ju jap nja dy shembuj. Gjate gjithe fushates, kam udhetuar, kam takuar njerez, kam folur me te rinj, te moshuar, te te gjithe spektrit. Disa grupe ishin ne nje krah, e disa ne nje tjeter. Por dukej se kishte tema te perbashketa qe keta njerez donin. P.sh. nje perpjekje reale per t'i dhene fund korrupsionit ne vend, jo thjesht fjale retorike e fjalime te bukura, por veprime dhe masa qe do t'i jepnin fund kesaj semundje te tmerrshme per shoqerine. Ndjenja se pa perparim ne kete drejtim, pengohet zhvillimi i vendit. Me shprehen edhe nje ndjenje tjeter te forte, qe kushdo vjen ne pushtet, te respektoje pavaresine e institucioneve demokratike te vendit, duke filluar me gjyqesorin por dhe me median dhe lojtare te tjere te procesit demokratik. Dhe se vota per nje krah apo tjetrin, nuk ishte mandat per t'i bere presion institucioneve si gjykatat apo prokuroria. Ndaj mendoj se ne kete vote, jane shprehur synime te perbashketa qe i ka populli shqiptar si i tere. Qeveria tjeter e Shqiperise, me gjithe nderlikimet qe ju permendet, vertet duhet te jete qeveri e Shqiperise dhe jo e nje fraksioni apo nje tjetri.


Komento artikullin | Shiko komentet (72 komente)
Te Tjera nga rubrika