PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Milo: S'perjashtohet kthimi i Nanos

Denis Dedej
E Shtune, 04 Korrik 2009

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, nuk perjashtoi diten e djeshme mundesine e rikthimit te ish-kryeministrit Fatos Nano, per te riformatuar te majten shqiptare. "Une nuk kam perjashtuar dhe nuk perjashtoj asnjehere, aktor te se majtes shqiptare per te qene ne politike", deklaroi Milo, duke iu referuar rikthimit te mundshem te zotit Nano ne politike. Ai sqaroi se ka qene gjithmone larg puneve te brendshme te Partise Socialiste ne keto vitet e fundit, per rrjedhoje nuk mund te parashikoje zhvillime. "Por gjithsesi do te kete, se ne cfare sensi do te jene keto zhvillime, eshte heret per ta thene", theksoi kreu i PDS. Keshtu, Milo thote se ka mbetur i zhgenjyer nga bashkepunimi me socialistet dhe se kjo force politike i ka vjedhur votat. "Ne jemi shume te zhgenjyer nga menyra se si u soll Partia Socialiste ndaj nesh. Jo vetem qe nuk krijoi nje koalicion real, por ishte fiktiv, sepse nuk pati fryme bashkepunimi nga ana e saj me ne, gjate gjithe fushates elektorale", kritikoi qendrimin e selise roze, lideri i PDS-se. Por perkundrazi, sipas tij, pati sulme te hapura, politika te hapura, presione te hapura, per te ndikuar dhe ndikoi ne elektoratin e tyre, e trembi elektoratin e tyre. Por mbi te gjitha, theksoi ai, pati perpjekje per t'u marre vota ne procesin e numerimit. Per kete, Milo sqaron se kane fakte te padiskutueshme dhe te pakundershtueshme qe Partia Socialiste e ka bere nje gje tille. Duke folur per situaten politike ne te cilen ndodhemi, lideri i Partise Demokracia Socialiste sqaron skemat e mundshme per zgjidhjen e ngercit ne te cilen ndodhen sot partite politike nga rezultati i ketyre zgjedhjeve. "Nje aleance me Levizjen Socialiste per Integrim me Partine Demokratike, do te kete variante te tjera te mundshme, qe nga krijimi i qeverise nga ndonje deputet i importuar, per te mos perdorur fjale tjeter, ose krijimi i nje qeverie teknike me ndonje mandat te kufizuar, qe do te conte vendin perseri, pas nje fare kohe ne zgjedhje te parakohshme", shtron opsionet e zgjidhjes se situates te krijuar, Paskal Milo. Zgjedhjet elektorale sollen pakenaqesi te medha ne radhet e partive te vogla, te cilat megjithese ishin te rreshtuara ne koalicion me partite e medha, nuk munden qe te merrnin asnje deputet per Parlamentin e ardhshem dhe kjo gje, ka krijuar pakenaqesi ne radhet e tyre. Deputete te cilet prej me se nje dekade e gjysme ishin pjese e Parlamentit shqiptar, ne kete legjislacion prania e tyre nuk do te jete ne Kuvend. Figura te njohura politike si Paskal Milo, Skender Gjinushi, Petro Koci, te cilet jane kryetar partish ne koalicionin e majte, nuk do te mund te vijojne karrieren e tyre politike ne Kuvendin e Shqiperise. Por keto ish-deputete, do te vijojne politiken e tyre nepermjet deklaratave te ndryshme mediatike dhe perfshirjen ne debatet politike te se majtes, apo ceshtje te cilat kane te bejne me procesin politik.


Komento artikullin | Shiko komentet (44 komente)
Te Tjera nga rubrika