PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
LSI: Votat tona, jo per Edi Ramen

LSI: Votat tona, jo per Edi Ramen

Denis Dedej
E Premte, 03 Korrik 2009

Levizja Socialiste per Integrim vendosni mbremjen e djeshme qe 4 mandatet e fituara ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit te mos shkojne per Edi Ramen. Vendimi eshte marre nga mbledhja e kryesise se LSI ne oren 20:30 dhe qe zgjati rreth nje ore, ku anetaret rane dakord unanimisht per nje qendrim te tille. Lajmi eshte bere i ditur nga burime brenda kesaj mbledhje. Gjithashtu mesohet se ne mbledhjen e organizuar ne seline e Levizjes Socialiste per Integrim nuk ka pasur debate, por qellimi i vertete ishte unifikimi i qendrimit dhe te mos kete qendrime te ndryshme per pozicionin qe do te marrin me mbledhjen e parlamentit te ri. Krahas kesaj, eshte vendosur qe asnje qendrim te mos behet publik, pa u mesuar me pare rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve. Per sa i perket zgjedhjeve te cilat u zhvilluan me 28 qershor, kryesia vendosi te ngreje nje Komision per evidentimin dhe dokumentimin e shkeljeve te procesit te numerimit te votave. Nepermjet nje deklarate per mediat pas mbledhjes, sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, njoftoi se Komisioni shume shpejt do te publikoje nje raport te dokumentuar per te gjitha shkeljet qe jane verejtur diten e zgjedhjeve dhe pas saj. "Raportet do te informojne OSBE/ODFIHR-in si dhe perfaqesite e tjera nderkombetare per parregullsite e verejtura", deklaroi Vasili. Ai gjithashtu konfirmoi se Levizja Socialiste per Integrim nuk do te marre asnje vendim mbi koalicionin paszgjedhor pa dale me pare rezultatet perfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Me tej, zyrtari i LSI ka bere thirrje qe kryetari i Partise Socialiste te mos flase ne emer te 4 mandateve qe kjo parti mori ne zgjedhje. "Rama nuk ka te drejte te flase ne emer te LSI", theksoi sekretari i pergjithshem i LSI. Sipas tij, partia qe perfaqeson e ndan Partine Socialiste nga Edi Rama. "Rama pati qellim qe te eliminonte LSI-ne, permes nje operacion i policesko-kriminal", akuzoi liderin socialist per sulmet ndaj LSI-se, Petrit Vasili. Sipas Vasilit, perkundrejt apeleve te shumta per bashkepunim dhe per mbrojtjen e votes se shqiptareve, Rama ka konsumuar vepren e dirigjim te nje informacioni te varte me elemente policor dhe financiare me qellim asgjesimin e LSI-se, duke perdorur jo vetem elementet te shkeljes se ligjit, por dhe aktivizimin e instrumenteve te tilla thellesisht te patolerueshme sic jane aktivizimi i parave per korruptimin ne themel te procesit. "Ne kemi qene koherent ne raportin me te majten, por hartuesit e kodit zgjedhor shkaktuan humbjen e se paku 12 mandateve te se majtes dhe ne vecanti te LSI-se, por kjo pergjegjesi dhe reflektimit qe duhet te ndodhin ne PS jane nje ceshtje e tyre e brendshme ndersa ne do ta evidentojme kete krim dhe te mos lejojme qe te shprehet ne emer te sakrifices te njerezve te LSI-se qe kane siguruar 4 mandate dhe qe jane perfaqesimin i ndershmerise te ketyre zgjedhjeve", deklaroi Vasili. Qe gjithsesi deklaraten e Priftit e ka cilesuar emocionale.







Komisioni, rezultatet do dergohen te nderkombetaret dhe osbe

Kryesia e Levizjes Socialiste per Integrimi vendosi dje per ngritjen nje Komision per evidentimin dhe dokumentimin e shkeljeve te procesit te numerimit te votave. Ky komision shume shpejt do te publikoje nje raport te dokumentuar per te gjitha shkeljet qe jane verejtur diten e zgjedhjeve dhe pas saj. Raportet do te informojne OSBE/ODFIHR-in si dhe nderkombetaret e tjere per parregullsite. "Pas marrjes se rezultati analizes se kontekstit politike shoqeror dhe elektoral do te mbledh forumet e saj dhe do tiu njoh me keto vendime ne kohen dhe momentin e duhur", tha Vasili.

"Imazhi i vendit i cenuar nga zgjedhjet pa standarde"

Levizja Socialiste per Integrim ka shprehur dje shqetesimin per situaten aktuale te procesit zgjedhor dhe cenimin e imazhit nga keto zgjedhje. Nepermjet nje deklarate per shtyp Sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili, theksoi se situata politike eshte renduar se tepermi ditet e fundit dhe qytetaret shqiptare brenda dhe jashte vendit jane sot shume te preokupuar per cka po ndodh ne Shqiperi. "Imazhi i vendit eshte cenuar rende nga keto zgjedhje pa standarde dhe cdo hap i metejshem i papergjegjshem lidhur me tensionimin e situates do te conte ne nje prishje te imazhit me pasoje afatgjata dhe shume te demshme per vendin dhe procesin e integrimit te vendit ku pergjegjesia do te rendonte mbi keto dy forca politike", deklaroi Vasili. Ai u beri thirrje ketyre forcave politike per te hequr dore nga perpjekjet per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve me cdo lloj forme presioni dhe mjetesh antiligjore. "Ju kerkojme te mos krijojne me tej tensione artificiale qe cojne ne konfrontime te panevojshme midis qytetareve si dhe te largojne personat me detyra shteterore ne pushtetin qendror dhe ate lokal, nga qendrat e administrimit te zgjedhjeve", apeloi zyrtari i LSI-se. Duke vijuar me tej, Vasili u beri thirrje Berishes dhe Rames te kontribuojne per c`tensionimin e menjehershem te situates dhe per te mos cenuar me tej standardet tashme shume te komprometuara te ketyre zgjedhjeve. "Kerkojme qarte dhe prere qe te respektohet kodi zgjedhor i miratuar nga vete keto dy forca politike si dhe te gjitha procedurat e ligjshme te ankimimit si dhe institucionet e ngarkuara me ligj", perfundoi fjalen e tij, Sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili. Kodi i ri Zgjedhor eshte kritikuar shpeshhere nga kjo parti, e cila ka kerkuar qe ndryshimet e ndodhur te miratoheshin me referendum dhe jo nga kuvendi.




Komento artikullin | Shiko komentet (263 komente)
Te Tjera nga rubrika