Kthimi ne normalitet
Nga Berat Buzhala
E Premte, 03 Korrik 2009
Shqiptaret, me vendosmeri te hekurt, po i kthehen gjendjes se tyre normale, nje situate me te cilen jane te familjarizuar. Po kthehen aty ku ndjehen rehat. Ne kaosin, pa bisht dhe pa krye. Pas tri dite numerimi te votave - jane me pak se dy milione - procesi eshte futur ne nje tunel shume me te gjate dhe shume me te erret sesa ai i Kalimashit. Pas nje dite te qete zgjedhore, krejtesisht jonormale per vendin tone me te dashur, pas Kosoves, tash ne ekrane televizive po shfaqen emra te pervecem fshatrash dhe komisioneresh kokeforte.
Emrat periferike dalin e behen emra qendrore, ne edicionet qendrore, duke marre ne duart e tyre te ndyta fatin e vendit. Tome Doshi, thuhet ne media, ka bllokuar procesin diku ne nje KZAZ te veriut te Shqiperise. Kush eshte Toma, qe paska aq fuqi sa ta sfidoje nje vend anetar te NATO-s, e me pretendime serioze per t'u bere edhe vend anetar i Bashkimit Evropian?
Ne Rrogozhine, komisioneret, pas nje rrahje solide, kane shkuar te flene dhe te pushojne, per t'u kthyer ne qendrat e numerimit te votave kur atyre t'u mbushet mendja qe te vazhdojne ta kryejne detyren kushtetuese.
Kush jane ata komisionere, qe aq me nge e kane marre obligimin e tyre? Kane kohe te rrahen, te flene, dhe nese e gjejne nje hapesire te trete fillojne edhe te numerojne ndonje vote.
Fshatrat qe nuk kane me shume se disa qindra banore, behen pjese e pandashme e diskursit publik kombetar. Me i rendesishem behet Paskuqani sesa krejt Tirana. Kurse pjese e rendesishme e krejt procesit ishte edhe nje kuti e panumeruar ne Berat. Brenda saj, ndodheshin rrumbullak 500 fletevotime, ndersa syte drejt saj i kishin disa miliona shqiptare, andej e kendej shume kufijve.
Ka kaluar edhe dita e trete, e ende nuk jane numeruar krejt votat. Nuk po i numerojne votat e popullit punetor te Kines, por votat e nje grushti te shqiptareve. Nese i mbyllni veshet kur ne ekran dalin "paramilitaret" Majlinda Bregu dhe Ditmir Bushati, nuk do ta dini as kush eshte fituesi. Ne fakt, as keta dy nuk e dine, por perpiqen t'i fitojne zgjedhjet medialisht.
Me sukses te plote, klasa politike ne Shqiperi ia doli mban qe t'i binde perfaqesuesit e OSBE/ODHIR - qe kur dolen ne konference per shtyp t'i lavderonin per zgjedhjet e organizuara, ne fakt ishin ngutur. Kishin dale para kohe te flisnin per progres te arritur. Politikanet treguan se kurre nuk eshte vone per ta permbysur nje sukses.
Dita e zgjedhjeve ishte perjashtim, per te qene e zakonshme. Prononcimet e Sali Berishes dhe Edi Rames ishin per mesysh. Flisnin per pranim te rezultateve zgjedhore. Premtonin edhe shkembim te telefonatave peruruese ne fund te procesit. Kurse tash, kur procesi eshte pak para fundit, komunikojne me njeri-tjetrin vetem permes zedhenesve te tyre me te eger, me gjuhe te njohur. Nuk besoj qe Berisha e Rama, kur flisnin per respektim te standardeve zgjedhore, kane menduar saktesisht per keso lloj standardesh.
Zerat se vonesa ne percaktimin e fituesit zgjedhor ka pasur edhe ne Shtete te Bashkuara te Amerikes, i quaj shume cinike. Asnje krahasim i kesaj natyre nuk mund te qendroje. Krahasime shume me serioze dhe shume me te qendrueshme mund te gjejne ne vendet e botes se trete.
Nese te dielen qytetaret shqiptare ia mundesuan shtetit shqiptar nje mundesi ideale per t'u afruar me Bashkimin Evropian, te henen, te marten dhe te merkuren shteti dhe gjithe klasa politike kete mundesi e qelluan per vdekje.
Jam i bindur se aleatet e Shqiperise ne NATO jane duke percjell procesin me vetulla te ngrysura, kurse ne Bashkimin Evropian jane duke i rishikuar prej fillimit te gjitha raportet per vendin kandidat.
Diten kur po fillonin te hidheshin votat ne kuti, ne nje interviste televizive ne Klan, deklarova qe nuk besoj se shqiptaret ne pergjithesi - kudo qe ata ndodhen - dine te organizojne zgjedhje te lira.
Fillimisht mendova se kisha gabuar ne parashikimin tim. Thashe qe dicka me paska ikur pa verejtur ne Shqiperi dhe qe atje procesi po shkonte normalisht. Por, jo. Asgje nuk me paska ikur. Perkundrazi, vullneti per te vjedhur ne mesin e shqiptareve eshte po aq i larte sa ka qene ne disa dekadat e fundit. Kete vullnet nuk e shuajne as qellimet madhore sic eshte anetaresimi ne Bashkimi Evropian, e as obligimet qe kane marre kur jane bere pjese e aleances me te fuqishme ushtarake ne bote.
Nese dikush ne Shqiperi mendon se fajin per deshtimin spektakolar te procesit zgjedhor do ta barte tek kundershtari politik, gabon rende. Krejt aktoret politike atje jane duke notuar neper ujera te zeza.
Nese provojme me cdo kusht qe te gjejme nje dicka pozitive nga ky proces, atehere ai eshte populli shqiptar, qe diten e diel votoi me dinjitet. Por, kete dinjitet e dhunuan njerezit qe ata kishin dale t'i votonin.