Kajdanov: Si e shoh te ardhmen e Kosoves
E Premte, 03 Korrik 2009
PRISHTINE - Shteti i Kosoves eshte ne rruge te mbare, por vendi do te perballet me sfida edhe ne te ardhmen dhe Qeveria dhe shoqeria kosovare ka nevoje te beje zgjedhje te drejta sikur edhe deri tani nese deshiron te siguroje nje perparim te vazhdueshem. Keshtu thote ambasadorja e SHBA-se ne Prishtine, Tina Kaidanow, ne nje interviste per "Kohen Ditore", te fundit qe i jep nje gazete kosovare para largimit te saj nga posti ambasadorial ne Kosove. Diplomati amerikan Christopher Dell tashme eshte emeruar pasardhes i znj. Kaidanow ne krye te Ambasades Amerikane ne Prishtine.
E lumtur me arritjet ne Kosove gjate tre vjeteve sa ka udhehequr perfaqesine diplomatike ne Prishtine - para shpalljes se pavaresise Zyre Amerikane, ndersa prej vitit te kaluar ambasade - Kaidanow thote se ka besim se Kosova do te vazhdoje te ece mbare edhe ne te ardhmen, ndersa thote se SHBA-ja do te mbetet ne krah te shtetit me te ri ne Evrope ne te gjitha aspektet e nevojshme. Kaidanow ne interviste perjashton mundesine e ndarjes se Kosoves, thote se Prishtina dhe Beogradi duhet te hapin bisedime, por jo per status, meqe ai eshte i zgjidhur, ndersa poziten nderkombetare te Kosoves dhe numrin e njohjeve i sheh ne driten pozitive.
E nisim me vleresimin tuaj te situates ashtu si eshte sot, nje vit e gjysme pas shpalljes se pavaresise, dhe nje vit pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes. Cka eshte ajo qe po shihni se po ndodh ne Kosove sot?
Ndihem shume mire se pas tre vjeteve qe kam kaluar ne Kosove, dhe me specifikisht gjate periudhes kohore qe permendet - nje vit e gjysme nga pavaresia - kane ndodhur vertet shume gjera pozitive. Gjykuar sipas cilitdo standard apo cilesdo mase, Kosova ka bere disa gjera vertet mahnitese. Ashtu sic e dini, presidenti Ahtisaari ishte para pak kohesh ketu dhe ma tha te njejten gje personalisht: se ka pasur aq shume parashikime negative ne lidhje me ate se cka mundur te ndodhte pas pavaresise se Kosoves, dhe, ne te vertete, ka ndodhur e kunderta, ajo qe kemi pare ka qene nje varg permiresimesh institucionale, si dhe krijim i institucioneve te reja: Ministrise se Puneve te Jashtme, Ministrise per Forcen e Sigurise te Kosoves, Forcen e Sigurise se Kosoves qe po ndertohet sipas standardeve te NATO-s; dhe nje Kushtetute qe nuk eshte vetem ne pajtueshmeri me Planin e Ahtisaarit, por edhe me standardet evropiane. Keshtu qe ka shume, shume pune pozitive qe jane bere. Mund te flasim per ore te tera per te gjitha gjerat e mira qe kane ndodhur. Nuk ka dyshim se ka sfida dhe ne mund te flasim edhe per to, por mendoj se Kosova ka bere shume zgjedhje te drejta deri tani, dhe natyrisht, ceshtja eshte nese do te vazhdohen te behen zgjedhje te mira.
Ju permendet Ahtisaarin dhe, natyrisht, pavaresia eshte shpallur ne baze te propozimit te Ahtisaarit. Deshiroj t'ju pyes se cka mendoni per zbatimin e ketij plani deri tani dhe pengesat qe jane shfaqur, posacerisht per shkak te disa problemeve me komunitetin serb dhe ne veri?
Para se gjithash do t'i jepja nota shume te mira Qeverise se Kosoves per perpjekjet per te ndjekur premisat themelore te planit, premisat fundamentale te planit, dhe kjo fillon, natyrisht, me kalimin e te gjitha ligjeve te Ahtisaarit. Ne te vertete, nuk do te permendja vetem Qeverine, pasi qe ajo ishte nje perpjekje jo vetem e Qeverise, por e tere spektrit politik te Kosoves, i cili punoi se bashku per ta arritur kete dhe mendoj se ishte gje e drejte per t'u bere. Sa i perket zbatimit, kemi pare se decentralizimi po shkon para ne nje menyre te pergjegjshme. Ka nje varg te tere ceshtjesh ne te cilat Qeveria e Kosoves eshte perpjekur t'u qaset aktivisht komuniteteve te ndryshme joshumice, posacerisht komunitetit serb.
Po, por ne tashme kemi dy serbe si pjese te Qeverise. Kjo nuk ndikon ne te vertete ne perceptimin e perfshirjes se serbeve. Mendoj se ne mungese te pajtimit te Beogradit, cfaredo qe serbet lokale mund te bejne, kjo nuk shihet, ose se paku keshtu ka qene deri tani, si pjesemarrje e plote (dhe reale) e serbeve...
E dini, une nuk do ta karakterizoja ne kete menyre. Mendoj se me kalimin e kohes pjesemarrja e serbeve ne Qeverine e Kosoves, fakti se Qeveria e Kosoves ka ndare fonde specifike per kthim dhe vete kthimi i te zhvendosurve ne shtepite e veta, fakti se ka para per infrastrukture dhe qasje aktive te llojeve te tjera ndaj komunitetit serb - dhe vetem para disa ditesh, u nenshkrua nje memorandum mirekuptimi ndermjet nesh dhe Zyres se Kryeministrit per Ceshtje te Komuniteteve, per te vazhduar dhe forcuar keto perpjekje - te gjitha keto gjera do te kene nje ndikim te matshem ne komunitetin serb me kalimin e kohes. Nese shikoni qasjet qe komuniteti serb ka tani, dhe i krahasoni me ato te vetem para nje viti, ju mund te shihni ndryshim dhe eshte ndryshim pozitiv. Mendoj se pyetja e vertete eshte se a do te jene Qeveria e Kosoves dhe populli i saj konsistente ne ate qasje mirepritese dhe pozitive ndaj komunitetit serb. Nese po, mendoj se kjo do te sjelle levizje pozitive nga ana tjeter.
T'i kthehemi nje ceshtjeje tjeter, e cila eshte debatuar mjaft, pozicionit nderkombetar te Kosoves. Ka pasur shume debate ne lidhje me anetaresimin ne organizatat nderkombetare. Ka pasur disa suksese, por, po ashtu, disa probleme me njohjet. Si do vleresonit te tere procesin e, te themi, perfshirjes se Kosoves ne skenen nderkombetare si shtet?
Para se gjithash, ka pasur progres jashtezakonisht te mire. Fakti se 60 vende e kane njohur Kosoven, nuk eshte dic qe duhet te merret si asgje, dhe, posacerisht kur ato vende ne te shumten e rasteve jane vendet me te medha dhe ekonomikisht me te rendesishme ne bote. Fakti qe Arabia Saudite ka vendosur te njohe Kosoven eshte shume i mireseardhur, dhe mendoj se keto njohje do te nxisin njohje te tjera ne te ardhmen. Cdo vend i ka konsideratat e veta dhe cdo vend e ka procesin e vet. Me duhet te them se Kosova nuk eshte ne qender te agjendave te cdo vendi ne bote. Por gjithsesi Kosova po ben perpjekje nepermjet Ministrise se Puneve te Jashtme per te inkurajuar me teper njohje, si dhe eshte perpjekja jone dhe ajo e evropianeve dhe partnereve te tjere kyce te Kosoves per te kerkuar ne secilin rast te mundshem nga shtetet anembane botes te shqyrtojne njohjen e Kosoves. Nuk do te lejojme qe Kosova te dale nga agjenda; gjithsesi do te vazhdojme nepermjet te gjithe kontakteve tona te sigurojme se njerezit po mendojne per njohjen e Kosoves. Dhe do te kete njohje te tjera.
Ka pasur pritje per nje numer me te madh njohjesh dhe perfshirje me te shpejte, madje edhe nga zyrtaret qeveritare.
Pyetja e vertete eshte se si Kosova mund te arrije njohje te metejme? Kete mund ta arrije nepermjet progresit te qendrueshem dhe stabilitetit rajonal, kete mund ta arrije duke qene pjese e perpjekjeve globale, per shembull, perpjekjeve paqeruajtese, si dhe me gjera te tjera, dhe ne te gjitha keto fronte po bejme progres te mire. Para se gjithash, kete jave Kosova do t'i bashkohet FMN-se dhe Bankes Boterore. Kjo nuk eshte nje e arritur e parendesishme. Kjo eshte nje e arritur serioze, posacerisht nese e shikoni numrin e vendeve qe jo vetem votuan - pasi ato duhej te votonin per te arritur kuorumin specifik qe do t'ia lejonte Kosoves hyrjen ne keto institucione - por votuan ne favor te hyrjes se Kosoves. Keto vende mund te mos jene te gatshme te njohin Kosoven ne sensin diplomatik, por ato ishin absolutisht te gatshme ta konsiderojne Kosoven anetare te bashkesise nderkombetare ne ate menyre. Mendoj se kjo eshte nje shenje e mireseardhur per te ardhmen. Po ashtu, kemi pare vende qe mund te mos e njohin Kosoven diplomatikisht, por qe kane bere akomodime per pasaporten. Keto te gjitha jane shenja te mira.
Atehere, le te kalojme ne ceshtjen e rolit te Shteteve te Bashkuara ne shtetndertimin ne Kosove. Si e shihni rolin e Shteteve te Bashkuara ne pergjithesi? Cka eshte ajo qe Shtetet e Bashkuara mund te bejne, ose po bejne, ose kane plane te bejne per te ndihmuar kete vend te ngrihet fuqishem ne kembe te veta?
Mendoj se gjeja kryesore qe mund te bejme eshte te ofrojme keshilla te mira, keshilla teknike, por edhe keshilla te llojeve te tjera, kurdo qe keshillat kerkohen dhe nevojiten. Mund te identifikoj shume lemenj ne te cilet mendojme se mund te sjellim keshilla te mira, gjithsesi ne ceshtjet e sundimit te ligjit, si dhe ne ceshtjet qe kane te bejne me zhvillimin ekonomik te Kosoves. Keto jane gjera ne te cilat kemi qene te angazhuar ne menyre konsistente dhe synojme ta vazhdojme kete. Kemi pasur bashkepunim te shkelqyeshem me nje numer institucionesh te Kosoves me te cilat bisedojme rregullisht. Te jem e sinqerte me ju, dy lemenjte qe sapo identifikova - sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik - jane me gjase dy ceshtjet me te rendesishme dhe relevante per zhvillimin e ardhshem te Kosoves.
Nje prej fazave te dhembshme eshte se jemi duke perjetuar nje lloj marredhenieje qe po ndertohet ndermjet opozites dhe koalicionit qeveritar, e cila gati se nuk ka dale nga kontrolli ne ditet e fundit me disa deklarata te pazakonshme. A shihni rrezik ne kete, posacerisht kur jemi duke iu afruar zgjedhjeve?A shihni rrezik qe kjo te pengoje progresin e arritur gjer tani? Cili do te ishte vleresimi juaj i kesaj situate?
Zgjedhjet komunale do te mbahen me vone gjate ketij viti, ne nentor, dhe jam e kenaqur qe u vendos data, se partite politike duket ta kene pranuar ate date, dhe se te gjithe jane tani te perqendruar ne ndertimin e platformave dhe fushatave te tyre. Ky eshte nje proces legjitim, dhe nje qe eshte gjithsesi i rendesishem. Do te jete posacerisht e rendesishme pasi qe do te jene zgjedhjet e para qe Kosova do t'i administroje vete. Eshte jetike qe ky proces te jete i hapur, transparent dhe i drejte. Nese ka nevoje per keshilla teknike per te ndihmuar arritjen e kesaj, ne dhe donatoret e tjere do te kemi kenaqesine ta ofrojme ate ndihme. Sa i perket retorikes ndermjet partive politike, ka nje sasi te caktuar te asaj qe eshte mjaft e natyrshme ne nje periudhe zgjedhore, por ne te gjithe shpresojme se niveli i retorikes do te jete i moderuar, sepse edhe opozita dhe qeveria duhet te jene te pergjegjshem per menyren se si veprojne. Procesi i zgjedhjeve eshte nje proces jashtezakonisht i rendesishem per cilendo shoqeri demokratike, dhe Kosova duhet t'ia deshmoje botes se jo vetem mund te mbaje zgjedhje te pergjegjshme, porse partite qe marrin pjese ne keto zgjedhje do te pranojne, pa marre parasysh rezultatin, legjitimitetin e atij rezultati dhe pas zgjedhjeve te formojne shpejt administratat komunale.
A i ndani shpesh keto mendime me udheheqesit ketu?
Flas me te gjithe, jo vetem me udheheqesit. Ceshtja e vertete eshte - dhe e theksoj serish, kjo nuk vlen vetem per Qeverine, por per te gjitha partite - se pergjegjesia eshte ceshtje kyce. Kjo nuk do te thote se nuk do te kete nje proces te mire, te kompletuar te zgjedhjeve, por te gjithe duhet ta marrin hisen e vet te pergjegjesise.
Pasi qe i permendet mediat, deshiroj qe te komentoni rastet e fundit dhe shkembimet ndermjet institucioneve dhe zyrtareve qeveritare e mediave, dhe disa incidente qe kane ndodhur, te cilat ne pergjithesi e japin nje pasqyre se ka nje presion te caktuar ndaj mediave te pavarura, ose disave prej tyre, jo vetem nga Qeveria, por ndoshta nga institucionet ne pergjithesi.
Ne shoqerite demokratike liria e shtypit eshte absolutisht esenciale, nuk ka fare dyshim. Dhe eshte shume e rendesishme qe shtypit ne te gjitha shoqerite t'i jepet hapesire per zhvillim, hapesire per te kryer punen e vet. Puna e shtypit eshte jashtezakonisht e rendesishme - ne ne Shtetet e Bashkuara gjithsesi e shohim kete ne kete menyre dhe te gjitha shoqerite e lira mendojne keshtu. Qeveria ka pergjegjesi te siguroje se nje ambient i tille ekziston. Po ashtu, mendoj se zyrtaret qeveritare duhet te presin kritika, sepse eshte pjese e punes se tyre. Nuk eshte fshehtesi apo befasi se si zyrtare qeveritare ju do te pranoni gjithfare lloj kritikash gjate punes suaj. Nga ana tjeter, mediat kane pergjegjesite e veta qe te prezantojne storiet mbi fakte dhe te sigurojne se po i paraqesin gjerat ne menyre te pergjegjshme. Keshtu qe, te gjithe i kane pergjegjesite e veta ne nje shoqeri te lire dhe demokratike. Shpresoj se Kosova do te vazhdoje te ece kesaj rruge, gjithhere duke siguruar se keto liri ekzistojne dhe se permbushen keto pergjegjesi.
Marre nga Koha Ditore, pjese te intervistes me Tina Kaidanow, ambasadore e SHAB-ve ne Prishtine