PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Arben Malaj, kandidat per kreun e ri te Partise Socialiste


E Premte, 03 Korrik 2009

Deputeti i Vlores Arben Malaj, eshte kandidati per kreun e ri te Partise Socialiste. Lajmi behet i ditur nga burime brenda forces me te madhe te opozites dhe pritet te behet publik gjeresisht ne ditet ne vazhdim, kur edhe pritet doreheqja e kryetarit ekzistues Edi Rama.

Oret e fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka evidentuar faktin se koalicioni i djathte ka marre numrin e mjaftueshem te mandateve per te kerkuar krijimin e qeverise se re. Ne keto kushte e majta gjendet perballe humbjes te cilen momentalisht kreu i partise kryesore te ketij kampi, ende nuk po e pranon. Gjithsesi, me afrimin e zyrtarizimit te konstituimit te qeverise se re qe pritet te jete serish e drejtuar nga kryeministri aktual Sali Berisha, kryetari i PS, Edi Rama, do te duhet te jape doreheqjen. Te pakten sipas vete pohimeve te tij te bera disa here publikisht perpara zgjedhjeve, kur siguroi se nese nuk do te dilte fitues dhe nuk do te ishte ai, kryeminister i ri i vendit, do te jepte doreheqjen, duke u larguar nga drejtimi i Partise Socialiste.

Ne keto kushte, ka nisur edhe lakimi i emrave qe do te zevendesojne Edi Ramen ne krye te PS. Mesohet se Arben Malaj, nje nder figurat me te njohura dhe me pak te perfolura te kesaj partie, eshte kandidati potent per te marre ne dore frenat e forces kryesore ne opozite. Burimet nga PS, pohuan mbreme edhe faktin se Malaj, ka ne kete kandidim, mbeshtetjen e kryetarit historik te kesaj partie, Fatos Nano, i cili pritet ta mbeshtese per te nisur nje drejtim te ri te forces kryesore politike te se majtes shqiptare.


Komento artikullin | Shiko komentet (28 komente)
Te Tjera nga rubrika