Kriza, Banka e Shqiperise forcon mbikeqyrjen ne vend
E Enjte, 02 Korrik 2009
Banka e Shqiperise ka intensifikuar mbikeqyrjen e bankave ne vend. Sipas burimeve zyrtare te ketij institucioni, kjo eshte bere me qellim qe te monitorohet nga afer procesi i administrimit te rrezikut dhe menyres se si bankat reagojne ndaj zhvillimeve te reja.
Ne kushtet kur efektet e krizes boterore behen gjithnje e me te dukshme, institucioni kryesor bankar ne Shqiperi, ka marre disa masa per perballimin e ketij mjedisi ne ndryshim. Burime nga BSH-ja bejne te ditur se Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, gjate nje takimi rajonal per sistemin bankar qe u organizua ditet e fundit ne Malin e Zi, nder te tjera ka theksuar se "duke filluar nga tremujori i fundit i vitit 2008, Banka e Shqiperise ka forcuar kontaktet dypaleshe dhe shumepaleshe me perfaqesuesit e bankave, duke iu kerkuar atyre me teper vigjilence per shkak te situates aktuale ne tregun boteror". Sipas tij, Banka e Shqiperise ka ndryshuar dhe permiresuar kuadrin e raportimit te bankave, ne drejtim te kohes dhe cilesise se te dhenave, ne vecanti lidhur me ekspozimin e tyre ndaj tregjeve financiare (dhe bankave 'meme'), detyrimet e tyre (depozitat dhe ekspozimin ndaj linjave te kredise) ndaj bankave 'meme', si dhe lidhur me zhvillimet ne portofolin e tyre te kredise. Keto te dhena, tha Fullani, po monitorohen nga afer, nderkohe qe po permiresojme analizat stress-test, ne drejtim te paraqitjes se supozimeve me konservatore dhe teknike, te cilat mundesojne kombinimin e skenareve negative te mundshem.