 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Moti dhe zgjedhjet, nuk favorizojne turizmin
E Enjte, 02 Korrik 2009
Blerina Hoxha
Procesi zgjedhor dhe moti jo i pershtatshem, nuk po e favorizojne turizmin, megjithese sezoni i pushimeve ka nisur ne te gjithe vijen bregdetare te vendit. Specialistet e agjencive turistike pohojne se nje pjese e mire e njerezve, po presin perfundimin e zgjedhjeve per te vendosur me pas qe te pushojne. Pasi nje pjese e administrates, lidh zgjedhjet me sigurine e vendit te punes. Por nga ana tjeter moti jo i favorshem e ka fashitur interesin, sidomos plazhin ditor. Ka me shume se tre jave qe ne mesdite ka shira te dendura te shoqeruara me stuhi, te cilat e bejne te papershtatshem detin per frekuentim. Mirepo nga ana tjeter qytetet turistike kete vit jane me atraktive se kurre, per shkak te infrastruktures me te mire rrugore. Kete vit kane hyre ne funksion disa rruge te reja turistike, ku me kryesorja eshte ajo e bregut te Jugut nga Llogaraja ne Sarande. Gjithashtu jane ne funksion disa rruge te asfaltuara qe lidhin plazhet e Adriatikut, me rruget nacionale. Gjithashtu pak dite me pare ka nisur te funksionoje rruga e re Durres-Kukes, e cila ka shkurtuar distancen me vetem tre ore nga Prizreni ne Durres. Gjate muajve ne vazhdim, rruga e re e Kukesit pritet te sjelle nje fluks shume te madh pushuesish ne brigjet shqiptare. Eksperte te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve theksojne se sfida e se ardhmes per turizmin shqiptar eshte te terheqe rreth 6 milione turiste ne vit. Sipas tyre, rreth 600 milione turiste nga e gjithe bota vizitojne gjate nje viti vendet e pellgut mesdhetar dhe sfida jone eshte te bejme te mundur terheqjen e 1 per qind te ketyre vizitoreve, ne vendin tone. Megjithese rajoni dhe bota po kalojne nje periudhe krize financiare e ekonomike, sipas te dhenave zyrtare te MTKRS-se, 3-mujori i pare i vitit 2009 ka nje rritje prej 7 per qind te numrit te turisteve te huaj, qe kane vizituar Shqiperine, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2008. Kjo do te thote qe Shqiperia mbetet nje destinacion atraktiv turistik, ne kete krize ekonomike boterore. Pavaresisht se kriza ekonomike qe ka perfshire mbare globin do te kete ndikimet e saj negative edhe ne sektorin e turizmit, duket se ne rastin e Shqiperise nuk do te jete keshtu. Operatoret turistike jane optimist se,edhe ky sezon, do te jete i suksesshem per nga prurjet e turizmit. Sipas tyre, arsye kryesore se pse do te favorizohet Shqiperia edhe kete vit, do te jete mos pajtimi i maqedonasve me greket, ne lidhje me emrin e Maqedonise.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Kazinote, zbulohet skema e mashtrimit
- Abuzimi, shteti bllokon "Regency Casino"
- Buxheti, shpenzohen 50 % e investimeve te parashikuara deri ne qershor
- Ndertuesit pershendesin vendimin e qeverise, per rregulloren ne tenderime
- Studio gjermane, projekt per shnderrimin e Korces
- BOZDO: TEC-i i ri, me parametra evropiane
- Studimi, nje ne dy shqiptare ka llogari ne banke
- BSH: Te ulen interesat e huave ne leke
- Monedha vendase, leku forcohet nga efekti "turizem"
- Autoriteti Kombetar i Ushqimit, fillon funksionimin
- Fullani: Pritet papunesi dhe renie te te ardhurave per shqiptaret
- Kriza, efektet ne rritjen e papunesise
- Zgjedhjet nuk destabilizuan ecurine ekonomike ne vend
- Bankat ne Shqiperi, shpetuan nga kriza
- Ndikimet e krizes ne ekonomi
|
|