PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Aksidentet, nje i vdekur 6 te plagosur


E Enjte, 02 Korrik 2009

Nje i vdekur dhe 6 te plagosur ne aksidente gjate dites se djeshme ne Lezhe, Elbasan dhe Berat. Dalja e nje autoveture nga rruga ne aksin Lezhe-Lac ka sjelle aksidentimin e nje familje me kater anetare ne bord. Burime policore thane se ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme, ku drejtuesi i mjetit deklarohet i vdekur dhe tre te tjeret te plagosur. Aksidentohen dy persona, si rezultat i perplasjes se mjetit te tij me nje motociklete dhe pas largimit nga vendi i ngjarjes, eshte arrestuar nga policia nje dite me pas. Burime zyrtare te Komisariatit te Beratit, bejne me dije se rreth ores 08:30 te mengjesit te djeshem eshte bere arrestimi i Latif Kryemadhit 48 vjec, lindur dhe banues ne fshatin Poshnje te rrethit te Beratit. Arrestimi u be pasi ne rrugen automobilistike Ura Vajgurore-Kucove, duke drejtuar mjetin tip "Benz" furgon, me targa BR 8856 A, eshte perplasur me nje mjet tip motociklete 600 CC, me targa YOT 465. Dy mjetet mesohet se udhetonin ne krah te kundert me njeri-tjetrin. Per pasoje jane plagosur Elton Demo 23 vjec, si dhe personi tjeter qe udhetonte me te Olgert Idrizi, 24 vjec. Ne Elbasan, nje femije 5 vjec ka mbetur i aksidentuar, pasi eshte perfshire nga nje automjet ne lagjen "Hysaj" ne bashkine Belesh. O. P., ka qene duke kaluar ne rruge kur eshte aksidentuar nga mjeti me targe EL 5574 B, i drejtuar prej Qemal Pepa, i cili u ndalua me pas nga policia. Vogelushi mesohet se eshte jashte rrezikut per jeten.

A.B/F.S/E.H








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika