Burgu i ri i Durresit, droga kthehet ne "mode"
E Enjte, 02 Korrik 2009
DURRES- Trafikantet e narkotikeve mesyjne burgun e ri ne Durres. Brenda nje kohe te shkurter zbulohet rasti i trete i tentatives se futjes se droges, ne qelite e Institucionit te Edukimit, i peruruar vetem nje muaj me pare. Godina ndodhet ne lagjen nr. 17 te Durresit, ku gardianet raportuan se gjeten qesen me lende narkotike, por nuk kapen dot te dyshuarin. Ne dy qeset ka pasur 4 gr hashash qe eshte hedhur nga jashte rrethimit, ne ambientet e brendshme. Policet e kane gjetur ne nje vend te ndryshem nga ai i nje jave me pare, qe u konstatua mbi tarracen e oficines ne kete institucion.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Durresit, pohuan ne te tre rastet se sasia e lendes narkotike ka pasur te njejtin ambalazh, ndersa eshte gjetur ne tre vende te ndryshme. Rasti me i fundit eshte zbuluar ne oret e vona te mbremjes se te martes, ku menjehere pas gjetjes se dy qeseve, oficeri i rojes ka lajmeruar titullarin e burgut, sipas procedurave te institucionit dhe ky i fundit ka lajmeruar policine dhe organet hetimore. Te mberritur ne mjediset e paraburgimit Durres, gardianet kane sekuestruar qesen me droge dhe me pas kane nisur hetimet per identifikimin e autorit.
Burime nga policia pohojne se sasi e lendes narkotike eshte konstatuar gjate nje kontrolli rutine ne ambientet e dhomave te paraburgimit, ku me pas i kane kaluar informacionin dhe sasine e gjetur Drejtorise se Policise. Dyshimet e para flasin se sasia e droges mund te jete porositur nga nje i paraburgosur qe ndodhet nen hetim nga Prokuroria e Durresit, por keta te fundit ende nuk japin nje sqarim, se si ka hyre ne ambientet e burgut per te treten here lenda narkotike. Lidhur me te tre rastet, te cilat pothuajse kane te njejtin skenar, grupi hetimor ka nisur hetimet, ku te dyshuar pervecse familjareve e te burgosurve, jane edhe punonjesit e burgut, te cilet jane nen hetim.
Nga ana e grupit hetimor jane thirrur per te deshmuar disa punonjes te institucionit, si dhe te burgosur, por pa mundur te arrijne ne nje piste konkrete apo te kene nje te dyshuar per ngjarjen e ndodhur. Hetimet e policise nuk jane izoluar vetem ne rastin me te fundit, por edhe ne dy precedentet e tjere. Kjo ngjarje ka shtuar dyshimet se edhe here te tjera, ai mund te kete futur sende te paligjshme ne burg edhe pse ka vetem pak dite qe ka nisur se funksionuari.
Si u zbuluan qeset me droge
Sasia me e fundit eshte gjetur rreth ores 21:30 nga sherbimet e policise se Institutit te Edukimit te Veprave Penale Paraburgimit, te cilet njoftuan menjehere sallen operative te Drejtorise se Policise te Qarkut Durres, se ne territorin e brendshem kane gjetur nje qese te vogel, te mbeshtjelle me nastro-izolant elektrik. Sherbimet e Seksioni te Luftes Kunder Narkotikeve, pasi hapen qesen konstatuan nje qese tjeter farmaceutike transparente, ku brenda saj gjendej nje mase bimore me ngjyre jeshile, me kercej dhe gjethe qe per nga karakteristikat ngjante me lenden narkotike "kanabis sativa". Burime zyrtare nga policia e Durresit, bejne te ditur se sasia e gjetur ka nje peshe prej mbi 2 grame.
Precedenti
Droga ne top tenisi, kapet nga gardianet
Tre dite me pare, rreth ores 15:45, po te njejtat sherbime policore, kane gjetur ne vendin e quajtur "Brezi i Bute", ne territorin e brendshem nje top tenisi, lidhur me izolant elektrik, me ngjyre kafe. Pasi bene hapjen e topit te tenisit, konstatuan nje qese farmaceutike transparente, me dy shirita te bardhe, ku brenda saj gjendet nje mase bimore me ngjyre jeshile qe dyshohet te jete "kanabis sativa". Sasia e gjetur kishte nje peshe prej 6,4 grame. Po keshtu dite me pare, ne te njejtat ambiente eshte gjetur nje sasi tjeter lende narkotike, e cila u bllokua nga ana e policise. Nga ana e ketyre te fundit, u sekuestruan ne cilesine e proves materiale dhe eshte derguar ne Institutin e Policise Shkencore Tirane, per te bere klasifikimin e saj.
E. Arapi