PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Terrorizon fshatin me "Kallash", pranga 70-vjecarit


E Enjte, 02 Korrik 2009

Tepelene- I dehur terrorizon me "Kallashnikov" fshatin, policia zbulon arsenal me armatim ne banesen e te moshuarit. Ngjarja ka ndodhur duke u zbardhur dita e djeshme ne fshatin Becisht te Tepelenes, kur banoret ne panik kane njoftuar policine per bresherite e armeve. Burime zyrtare ne Drejtorine e Policise Gjirokaster, thane se 70-vjecari Alem Qyrdeti, ne gjendje te alkoolizuar ka qelluar me arme zjarri ne drejtime te ndryshme, duke vene ne rrezik jeten e banoreve. "Menjehere ne drejtim te fshatit jane nisur forca te shumta policie", pohojne burimet policore. Ato kane bere rrethimin e baneses prej nga vinin krismat e automatikut, nderkohe qe pas disa minutash negociata me 70-vjecarin Qyrdeti, ai i ka dorezuar policise armen. Por gjate kontrollit te baneses se tij, policia gjeti dhe sekuestroi ne cilesine e proves materiale dy arme zjarri automatike, 4 krehra te mbushur me fisheke, 190 fisheke model 56, 25 gezhoja, si dhe nje thike. Sipas burimeve nga grupi hetimor, shkak i goditjeve me bresheri automatiku ne ajer, ka qene konsumi i sasive te medha te alkoolit nga ana e te moshuarit Qyrdeti. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, per veprime te metejshme per veprat penale "prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake", si dhe "prishje e rendit dhe qetesise publike".

B. Kore




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika