 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Zgjedhjet, sherr per mandatet e fundit
E Enjte, 02 Korrik 2009
Kater qarqe bllokojne procesin e numerimit, duke tejkaluar afatet. Tensione ne Berat, Shkoder, Fier dhe Lezhe
Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi dje, afrimin drejt fundit te procesit te
numerimit te votave ne shkalle vendi, "lufta" per mandate eshte zhvendosur ne kater qarqet e mbetura qe do te vendosin edhe fatin e qeverise se ardhshme. Situata te pa precedenta ne Bushat te Shkodres, ku komisioneret e majte zvarrisin procesin, ashtu sikurse ne Lac u kerkua qe 6 kutite e fundit te mos numeroheshin, pasi u moren ne konsiderate ne fillim. Ne Fier, numerimi eshte nderprere disa here dhe kane mbetur 7 kutite e "sherrit" politik, ne Patos dhe qytetin e Fierit. E njejta situate edhe ne Berat, ku rezultati perfundimtar ka ndare mandatet, por Partia Socialiste pretendon se jane shpallur padrejtesisht 3.200 vota te pavlefshme dhe nje kuti e Sinjes e pa numeruar. Per te gjitha keto raste, fati i mandateve mbetet ne doren e KQZ-se dhe me tej nese nuk bihet ne konsensus drejt Kolegjit Zgjedhor. Per fat te mire situata eshte mjaftuar me vonesa, debate dhe ndonje akuze politike dhe nuk ka pasur incidente te renda apo perplasje fizike.
Mandati final, s'ka paqe ne Berat
Nuk ka paqe mes dy kampeve politike ne Qarkun e Beratit. "Molla e sherrit" eshte bere kutia e fundit e KZAZ-se se Beratit, por edhe 10 kutite e fundit te KZAZ-se se Ures Vajgurore. Partia Demokratike ka ruajtur fale 110 votave mandatin e trete, nderkohe qe Partia Socialiste, edhe pas numerimit te kutise se fundit pretendoi verifikimin e 3.200 votave qe u shpallen te pavlefshme nga KZAZ-ja e Ures Vajgurore. Me tej debati eshte perqendruar tek nje kuti e qendres se votimit te Sinjes, per te cilen u vendos qe te dergohej ne Tirane, prane KQZ-se. Rreth ores 10:00 te paradites se djeshme, kutia me numer 3.259, qe i perkiste lagjes "Uznove" eshte hapur me mbledhjen e Komisionit Zonal te Administrimit te Zgjedhjeve numer 1. Nga numerimi i fleteve te votimit rezultoi se ne te ndodheshin 463 vota te vlefshme dhe 37 te pavlefshme, nga te cilat PR mori 16 vota, G 99, 27 vota, PD 85 vota, LSI 42 vota, dhe PS 243 vota. Por, vec vonesave qe shkaktoi ne procesin e numerimit te votave kjo kuti, nuk ndryshoi asgje ne rezultatin e zgjedhjeve per qarkun e Beratit. Menjehere pas shpalljes se rezultateve te kutise se fundit, simpatizantet e PD-se ne kete qytet, kane nisur festen per fitoren e tre deputeteve. Kandidatet e PS-se, Erion Brace dhe Marko Bello, deklaruan se do t'i drejtoheshin Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, per t'u rinumeruar 10 kutite e fundit, me pretendimin se nuk eshte bere numerimi i duhur dhe eshte ushtruar presion.
Bushati, kthehet "molla e sherrit"
Edhe nje here zona e Bushatit kthehet ne epiqender te "trazirave" elektorale per percaktimin e perfundimit te rezultatit nga numerimi i votave. Kutite e fundit kane mbajtur peng komisioneret dhe kampet politike, deri ne mesnate dhe duket se do te vazhdoje gjate. Me gjithe nderhyrjen e KQZ-se, vonesat nuk kane munguar ne kete KZAZ per 50 kutite e fundit. Partia Socialiste ka pretendime per zonen e Pukes, ku veteshpallet fituese me diference, qe i jep mandatin e katert kurse Partia Demokratike pretendon fitoren e thelle ne Bushat, ku kutite permbajne edhe mandatin e tete. Aktualisht situata e mandateve ka qene 7 me 4 per te djathtet. Situata ka qene e tensionuar pergjate gjithe dites se djeshme dhe me pranine e shume personave nga te dy kampet politike. Komisioneret e majte jane terhequr disa here nga numerimi per arsye te ndryshme. Por deri ne mbremje nuk kishte asnje verdikt zyrtar per rezultatin. Duket se edhe ky ngerc do te zgjidhet nga KQZ apo gjykata, ndersa per fat te mire nuk ka pasur incidente te renda apo perplasje fizike. Kandidati socialist Tom Doshi terhoqi disa here komisioneret, duke pretenduar rezultatet e dala nga kutite si absurde ne diferencen e deklaruar nga KZAZ-ja.
Rivalitet ne 6 kutite e fundit
Fushe-Kuqa kthehet si "fushe beteje". Bllokimi i procesit te numerimit te 6 kutive te fundit ne KZAZ-ne e Lacit nga komisioneret e koalicionit te majte, ka sjelle pothuajse kaos ne kete zone. Komisioneret pretenduan se kutite ishin te parregullta dhe nuk duhet te numeroheshin, nderkohe qe ne verifikimin paraprak i kishin deklaruar si te rregullta. Sipas Kodit Zgjedhor dhe rregullave te KQZ-se, keto kuti duhet te numeroheshin sepse nuk u deklaruan te parregullta ne fillim, por ne fund dhe ishin marre ne konsiderate. Gjithsesi ne fund, pas nderhyrjes nga Tirana prej KQZ-se, kutite jane nisur drejt kryeqytetit ne masa te larta sigurie, per t'u numeruar ne KQZ. Sipas Partise Demokratike, ne keto kuti ndodheshin mbi 3 mije vota, nga te cilat siguroheshin mbi nje mije vota, nje sasi e mjaftueshme qe PD te siguronte mandatin e peste ne Qarkun e Lezhes, pasi ndarja e momentit te fundit ka qene 4 me 3 ne favor se te djathteve. Por ne Lac ne mesnate ka pasur perqendrim te forcave te shumta te policise, madje edhe ato speciale, me qellim per te shmangur perplasjet fizike, incidentet apo nderhyrjet dhe garantuar paprekshmerine e procesit. Aktualisht Partia Demokratike eshte ne avantazh ndaj Partise Socialiste, me nje diference prej 2.228 vota dhe i duhen 300 te tjera.
Fieri dorezohet, fati vendoset ne Tirane
Kur pritej qe Qarku i Fierit te mbyllte ne kohe rekord numerimin e kutive te mbetura, pas perplasjeve dhe vonesave ne KZAZ-ne e Lushnjes, befas diten e djeshme jane shfaqur serish debatet mes komisionereve, kandidateve dhe vezhguesve ne dy KZAZ. Behet fjale per KZAZ-ne e qytetit te Fierit dhe ate te Patosit. Deri dje ne mbremje ka pasur debate te ashpra mes paleve per te vendosur nese 7 kutite e fundit do te numeroheshin apo te dergoheshin per ne Tirane dhe t'i liheshin ne dore KQZ-se. Madje kur eshte dhene urdhri nga kryetari i KZAZ-se nr. 19 ne qytet per te mos lejuar asnje person ne ambientet ku numerohej, ka qene shoferi i kandidatit Gramoz Ruci qe eshte perplasur me policet tek dera. Nga ana tjeter kandidatet e majte kane pretenduar se ka pasur perqendrim te personave te paautorizuar dhe presione nga kandidatet e djathte per komisioneret. Ne Fier mandati shtese per PS-ne apo per PDI-ne do te vendoset ne kutite e fundit. Te majtet kane nje diference te ndjeshme teksa kerkojne mandatin e 10-te, kurse PDI ka akuzuar te majtet per vjedhjen e votave qe i siguronte nje mandat te dyte kesaj force. KZAZ-ja eshte mbledhur disa here, por pa vendosur per fatin e kutive, ndersa pritet qe te dergohen ne Tirane per numerim. Ne Fier, rezultati i fundit fliste per 9 mandate ne favor te PS-se, 5 ne favor te PD-se, nje per PDI-ne dhe nje per LSI-ne.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Milo: S'perjashtohet kthimi i Nanos
- Ruci: Berisha terhiqu, ose shqiptaret ne rruge
- Uidhers: Zgjedhjet, hap para, politika te tregohet e duruar
- KQZ: Fiton 71 e djathta, 65 PS, 4 LSI
- Arben Malaj, kandidat per kreun e ri te Partise Socialiste
- Franko Fratini: Zgjedhjet, korrektese e admirueshme
- LSI: Votat tona, jo per Edi Ramen
- Berisha: Zgjedhjet, u votebesuam
- Berisha: Koalicioni do te zgjerohet
- Kryeministri: Reformat jane te pandalshme ne vend
- Dita e djeshme, mbyllet ne baraspeshe mes te djathtes dhe te majtes
- Zgjedhjet peng i 3 qarqeve, jane ne avantazh te djathtet
- Berisha, skema e qeverise se re
- Rama: Votat, s'lejojme grusht shteti
- Kryesocialisti: Zhvleftesimi sistematik i procesit, te ndalohet
|
|