PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Kriza dhe ndikimi tek emigrantet


E Enjte, 02 Korrik 2009

Sipas nje studimi te OECD-se ne rrafsh nderkombetar emigrantet i ndjejne fort pasojat e krizes dhe recesioni do te beje qe numri i punetoreve emigrante te pakesohet.

Ka 20 vjet qe perseriten te njejtat pamje: gjithnje e me shume emigrante mesyjne drejt tregut evropian te punes. Ata ndihmojne qe vendet e industrializuara te mbushen hapesirat e lira ne tregun e punes. Kjo tendence do te ndryshoje, thone ekspertet e Organizates per Zhvillim dhe Bashkepunim Ekonomik ne Evrope, OECD. Ne raportin aktual per migracionin ata presin per here te pare pas viteve 80-te pakesimin e numrit te emigranteve. Shkak per kete eshte kriza globale financiare dhe ekonomike.

Ne Gjermani migracioni nuk ka luajtur ndonje rol te madh si ne vendet e tjera, por megjithate emigrantet ne Republiken Federale te Gjermanise po i ndjejne pasojat e krizes, thote eksperti i OECD-se Thomas Liebig.

"Gjermania ka pasur edhe para krizes pak migracion. Por ne Gjermani emigrantet jane goditur nga shkalla e larte e papunesise. Qysh para krizes ajo ka qene dy here me e larte se ne radhet e joemigranteve" - thekson Liebig.

Emigrante jane te paret qe humbasin vendin e punes

Shkalla e larte e papunesise ne radhet e emigranteve ka vite qe eshte pranishme ne Gjermani. Nderkaq ne vendet e tjera ajo eshte shfaqur me krizen ekonomike.

Studimi i OECD-se tregon pasojat dramatike: njerezit me sfond migrimi jane te paret te cilet humbasin vendin e tyre te punes. Per shembull ne Spanje dhe Irlande. Qe prej fillimit te krizes atje numri i emigranteve te papune eshte dyfishuar. Shkak per kete eshte se emigrantet punojne kryesisht ne fushat e goditura rende nga kriza sic jane ndertimtaria dhe turizmi. Shpesh raportet e tyre te punesimit jane te pasigurta dhe kontratat e punes te kufizuara.

Ne kohe krizash integrimi mbetet tema kryesore

Ekspertet e OECD-se druhen se emigrantet do te jene edhe per nje kohe te gjate humbesit e kesaj krize. Ata keshillojne shtetet anetare te OECD-se qe permes programeve perkrahese ta evitojne kete: "Eshte e qarte qe ne kohe krizash integrimi mbetet tema me peshe kryesore. Bile do te duhej qe te shtohen ndihmat per integrimin. Kjo per faktin se emigrantet e kane me te veshtire te perfitojne nga lulezimi ekonomik".

Konkretisht kjo do te thote qe qeverite duhet te investojne ne masat per kualifikimin e emigranteve, pra ne mesimin e gjuhes dhe pergatitjen e metejshme profesionale. Ne kete drejtim duhet te investoje shume edhe qeveria gjermane. Kjo per faktin se ne Gjermani kane ardhur para se gjithash emigrante me kualifikim te ulet, te cilet sipas mendimit te eksperteve te OECD-se duhet te mbeshteten posacerisht gjate kohes se krizes. Keshtu ata do ta kene me te lehte riinkuadrimin ne tregun e punes.

Evropa ka nevoje per emigrante per shkak te plakjes se popullsise

Pervec kesaj ekspertet e OECD-se theksojne qe Gjermania ne te ardhmen ka nevoje per emigrante te tjere per tregun e saj te punes. Gjate viteve te kaluara popullsia ne Gjermani ka shenuar tkurrje ne dallim nga shumica e vendeve te tjera te OECD-se. Gjermania do te kete nevoje per emigrantet vitet e ardhshme per shkak te plakjes se shoqerise.

Nje ndikim tjeter i krizes ndaj emigranteve ka te beje me te afermit e tyre ne vendlindje. Sipas vleresimeve te OECD-se kane rene dukshem remitancat ose sic njihen ndryshe dergesat e parave te emigranteve ne vendlindje.

Ne parim OECD u terheq verejtjen vendeve anetare qe te mos veteizolohen nga migracioni. Migracioni nuk funksionon si rubinet uji qe mund te mbyllet dhe hapet sipas deshires. Masa te tilla si nje nderprerje e pergjithshme e pranimit te emigranteve do te ishte nje sinjal i gabuar. Vendet e OECD-se kane nevoje per nje strategji afatgjate emigracioni.


Te Tjera nga rubrika