Paradite perveluese, pasdite me rrebeshe
E Enjte, 02 Korrik 2009
Sipas sinoptikaneve, deri me 6 korrik parashikohet e njejta situate hidrometeorologjike
Te pakten deri me 6 korrik, moti parashikohet te jete me reshje, me peshtjellime te vazhdueshme. Vranesirat, reshjet e shiut, problemet me uljet dhe ngritjet e temperaturave nga 2 deri ne 3 grade Celsius do te jene tipike te kesaj jave. Sipas meteorologeve, parashikohet qe pjesa e pare e dites te jete e nxehte me temperatura deri ne 33 grade Celsius, kurse pasditja me rrebeshe shiu. "Edhe java e pare e ketij muaji parashikohet me nje mot te paqendrueshem. Temperaturat do te pesojne luhatje disa here brenda dites, me 2 deri ne 4 grade. Kjo luhatje do te vije per shkak te shirave dhe shtrengatave te shiut te cilet do te jene prezente ne pjesen e dyte te dites, kryesisht ne zonat e uleta dhe bregdetare" pohojne sinoptikanet e "Meteoalb". Por sipas ketyre te fundit, nga ana tjeter, dielli me rrezet e tij, plazhi, pishinat do te jene pjese e axhendes se secilit prej nesh, pas nje jave.
Korriku
Fillimi i muajit korrik, ashtu si fundi i muajit qershor do te jete i paqendrueshem edhe si pasoje e qarkullimit te rrymave te paqendrueshme ne rajonin tone. Shira me te dendur do te bien ne zonat malore, por edhe ne ato te uleta. Vranesirat dhe shirat do te vijojne si ne mbremje, ashtu dhe gjate nates, kryesisht ne zonat veriore te Shqiperise. Pothuajse ne te gjithe vendin, koha do te jete e vranet, shirat dhe reshjet do te na shoqerojne nga Jugu ne Veri. Madje, nje mot i tille i paqendrueshem, me reshje dhe gri, do te jete i pranishem edhe ne fundjave. "Kjo situate pritet te vazhdoje deri ne fillimin e javes se ardhshme, ku parashikohet nje permiresim i kushteve atmosferike, me rritje te temperaturave dhe nderprerje te reshjeve te shiut", kane pohuar sinoptikanet e "Meteoalb". Reshjet e shiut dhe moti i vranet na kane shoqeruar per gati dy jave me radhe. Ne fillim temperaturat kane qene te larta, me pas ato kane shenuar nje ulje me disa grade Celsius, duke na rikthyer edhe nje here ne nje minisezon vjeshte, brenda muajit zyrtar te veres. Sipas meteorologeve kjo eshte dicka e pazakonte per stinen ne te cilen ndodhemi, por cdo gje i faturohet ngrohjes globale dhe ndryshimit te temperaturave nga viti ne vit.
S.Isaku