 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Majko: Negociata me Meten, por s'do jete kryeminister
E Enjte, 02 Korrik 2009
Deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko, deklaroi dje ne nje prononcim mediatik se nese koalicioni i majte fiton, kushti per bashkepunimin me Levizjen Socialiste per Integrim, nuk mund te jete Ilir Meta kryeminister. "Ne krye te kabinetit te ardhshem nuk mund te jete ne asnje menyre Ilir Meta, nese ky do jete kushti i vetem qe do te vendose LSI per bashkepunimin", deklaroi Majko. Sipas tij, Partia Socialiste do te realizoje negociata me LSI-ne bazuar ne standarde te larta. Ai theksoi se bisedimet per qeverisjen e ardhshme, ne rast se koalicioni i majte fiton do te jete i bazuar ne standarde. "Keta faktore qe humben duke fituar, do te thote qe ne krijuam nje fryme ne kete ndeshje elektorale aktuale, krijuam frymen, por humbem bastin ne tekniken e votimit. Por ne politike ndonjehere ndodh keshtu, fiton duke humbur", komentoi zyrtari i larte socialist zhvillimet e fundit politike. Sipas tij, ata me teper se sa te humbur duhet te kene komplimentet e te gjitheve lidhur me ate dimension qe i dhane edhe debatit politik ne Shqiperi. Ai tha se mund te kete te kete pasur sisteme te cilat partite e medha kane ushqyer partite e vogla, mund te kete sisteme te cilat nuk mund t'i kene ushqyer. Duke vijuar me tej, deputeti i Partise Socialiste, theksoi se ne kete rast sistemi ka pasur nje fenomen shume te qarte, votuesi voton njehere edhe per partine. "Ka nje problem shume te madh aktualisht, i cili nuk duhet nenvleftesuar aspak edhe per hir te stabilitetit te ketij vendi, te kesh nje qeveri qe thote qe ne fituam pa asnje lloj statistike dhe te kesh nje opozite qe kerkon te hapet kutia e fundit, mendoj se ky eshte problemi me i madh aktualisht", komentoi situaten politike, Pandeli Majko. Per ish-kryeministrin e Shqiperise, situata shihet e tensionuar, pasi po luhet ne fushen e shahut me nje individ i cili eshte mesuar te marre pushtet, por jo ta dorezoje. "Me nje njeri qe di te fitoje por nuk di te humbase, e kam fjalen per Sali Berishen", theksoi ai. Duke komentuar rezultatet e fundit, zyrtar lart socialist deklaroi se do te kemi nje qeverisje te majte ne Shqiperi dhe se kjo do te ndodhe pasi do te hapen kutite e fundit. "Rezultati do pare deri ne fund, une s'mund te flas per kete rezultat kur s'eshte hapur kutia e fundit", nenvizoi Majko. Duke folur per humbjen qe mund te kete ndodhur nga partite te cilat ndodhen ne koalicionin Bashkimi per ndryshim dhe nuk moren nje mandat, ish-kryeministri sqaroi se matematikisht dy koalicionet e majta i kane votat kunder qeverisjes se tij dhe qenies se tij ne zyren e kryeministrit, jane me shume se sa partite e djathta. I pyetur cfare do te ndodhe nese te dyja partite dalin me mandate te njejta, deputeti socialist deklaroi se balanca ne demokraci shpesh prodhon krize, nuk prodhon zgjidhje. Denis Dedej
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Milo: S'perjashtohet kthimi i Nanos
- Ruci: Berisha terhiqu, ose shqiptaret ne rruge
- Uidhers: Zgjedhjet, hap para, politika te tregohet e duruar
- KQZ: Fiton 71 e djathta, 65 PS, 4 LSI
- Arben Malaj, kandidat per kreun e ri te Partise Socialiste
- Franko Fratini: Zgjedhjet, korrektese e admirueshme
- LSI: Votat tona, jo per Edi Ramen
- Berisha: Zgjedhjet, u votebesuam
- Berisha: Koalicioni do te zgjerohet
- Kryeministri: Reformat jane te pandalshme ne vend
- Dita e djeshme, mbyllet ne baraspeshe mes te djathtes dhe te majtes
- Zgjedhjet peng i 3 qarqeve, jane ne avantazh te djathtet
- Berisha, skema e qeverise se re
- Rama: Votat, s'lejojme grusht shteti
- Kryesocialisti: Zhvleftesimi sistematik i procesit, te ndalohet
|
|