PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Prifti: Vota ime pro qeverise Berisha


E Enjte, 02 Korrik 2009

Deputeti, njeheresh nenkryetar i Levizjes Socialiste per Integrim, Dritan Prifti, ne nje interviste per emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu ne TV klan, ka deklaruar mbreme se vota e tij do te jete pro qeverise Berisha. Njeheresh ai eshte shprehur se asnjehere nuk do ta vendose voten e tij ne dispozicion te Edi Rames.

Pse jeni kunder kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama?

Nje jave para zgjedhjeve Ilir Meta ftoi ne nje tavoline per te rakorduar per fitoren, se ne e ndjenim qe Rama po humbte. Nese te gjithe faktoret e majte do te ishin takuar nje jave para zgjedhjeve dhe do te jepnin te gjithe sebashku mesazhe fitore dhe optimizmi, do te kishim rezultat tjeter te zgjedhjeve sot, e mirepriste i gjithe elektorati i majte ate takim.

Mendoni se e majta ka humbur?

U fol per nje humbje te se majtes, une dua te vendos piken mbi i, ka humbur Edi Rama dhe Partia Socialiste. LSI ka fituar ne keto zgjedhje sepse ishte projektuar nje vit te tere nje goditje asgjesuese ndaj LSI. U ndryshua Kushtetuta vetem per te goditur LSI-ne, u be nje Kod Zgjedhor vetem per te goditur LSI-ne per integrim, u paguan spote ne fushate nga Partia Socialiste, vetem per te goditur LSI-ne dhe jane paguar miliona euro ne fushate, sidomos 2-3 ditet e fundit per te goditur LSI-ne. 100 euro ne dore kane paguar per nje vote deputetet e PS-se ne Fier, une jam vete deshmitar per kete gje. Eshte bere beteje asgjesuese ndaj nesh, ne jo vetem qe s' u asgjesuam por kemi 4 mandate te florinjta, qe peshojne sot me shume se 40 mandate te cilat do te merrnim ne nese nuk do te ndodhte kjo kasaphane ndaj LSI. Kasaphane me ligj, kasaphane me para.

Cfare do te thote mandat i florinjte?

Eshte mandat i florinjte se eshte e vetmja force politike qe sot vendos balancen e qeverisjes dhe i jep fund te gjithe diskutimeve te vlefshme apo te pavlefshme sot.

Cili do te jete qendrimi juaj per mazhorancen e kryesuar nga Partia Demokratike?

Ne nuk jemi aq te papergjegjshem sa te cojme Shqiperine perseri ne zgjedhje, ne keto kushte, me keto kosto te jashtezakonshme qe kane zgjedhjet perseri per procesin e integrimit dhe per te gjithe shqiptaret qe jane te lodhur. Nuk ka asnje lloj justifikimi qe mandatet tona te perdoren per te cuar Shqiperine ne nje krize dhe per te thelluar krizen ku jemi sot.

Te kater mandatet e LSI do te jene pro?

Une nuk mund te flas per te gjitha mandatet e LSI-se sepse ka forume LSI-ja, ka kryetar, ka kryesi, ka KDK, te cilat do te ulen ne kohen kur do te dalin rezultatet perfundimtare nga KQZ.

Cili eshte kundershtari juaj politik?

Une personalisht kam kundershtar Edi Ramen. Edi Rama po le perseri Berishen ne pushtet vetem per shkak te nje idiotizmi te tij, donte te zhdukte te gjithe faktoret brenda se majtes. Si te kem respekt per kete njeri, po le perseri te gjithe te majten perseri ne opozite.

Qe do te thote...?

Zoti Berisha e ka fituar pushtetin. Ka 70 vota, nuk e rrezon dot askush, ka 70 vota. Nese bashkohet e majta nuk e rrezon dot Sali Berishen, ka 70 vota.

Po qendrimi i LSI-se?

Vota ime personale nuk do te shkoje per Edi Ramen, vota e LSI do te mblidhemi ne forume dhe do ta diskutojme.

Ju jeni ankuar per vjedhje te votave, pse keni deklaruar keshtu?

Une sot jam kthyer nga Fieri, ku kam bere nje beteje te jashtezakonshme per te marre mandatin perfaqesues per mandatin e ardhshem, nje beteje te cilen e kam bere 100% me Partine Socialiste, se ata me luftojne. Kane hedhur miliona euro per te me hequr mandatin tim perfaqesues. Une kam marre me shume se 25 mije vota nga keto zgjedhje ne Fier, me gjak kam marre 11 mije vota, me ka vjedhur PS dhe jo te tjere. Ne nje menyre skandaloze, pothuajse tre mandate te LSI-se ne qarkun e Fierit jane paguar para per te mos te marre Ilir Meta mandatin ne Tirane. Eshte bere nje lufte e paprincipte ndaj nesh, eshte bere nje lufte skandaloze per te asgjesuar perfundimisht LSI-ne per integrim, nderkohe kur ne benim thirrje per te bashkuar te majten, benim thirrje per te mundur Berishen. Une nuk do ta kisha mandatin sot nese diten e dyte te numerimit nuk do te dilja publikisht ne televizion dhe te beja nje deklarate publike, ku thashe nese do ta marr mandatin, mandati im nuk do te jete kurre ne mbeshtetje te Edi Rames. E di cfare ndodhi pas kesaj deklarate? Ndodhi qe gjithe komisioneret e PD-se moren nje sms ku iu dha porosia, vota e LSI-se duhet ruajtur me cdo kusht dhe une kam marre 11 mije e 500 vota, nderkohe ku me ishin vjedhur... E kam lexuar me syte e mi.

Qe do te thote...?

Une mora mandatin se komisioneret e PD-se mbrojten voten time nga vjedhja. Cfare rendesie ka kush e dergon mesazhin. Une kam qene i pranishem ku behej numerimi. Me force kam detyruar qe 3 kuti te rinumeroheshin nga 488 kuti te votimeve ne ate qark. Ne te tre kutite ne rinumerim une kam marre trefishin e votave qe kam marre nga numerimi i pare.

Po mandatet e LSI-se....

Mandatet e LSI do te diskutohen. Mandati im personal do te jete kunder Edi Rames, qe do te thote mund te jete pro Sali Berishes ne votimin ne kuvend. Per ta zgjidhur perfundimisht, nese Sali Berisha ka 70 mandate, per te bere mazhorancen ka edhe mandatin tim.

Mandatin tuaj do ta kushtezoni?

Do t'i ve vetem nje kusht, kushtin per te cilin une kam shqetesimin me te madh ne te gjithe 8 vitet e mia ne parlament, Shqiperia te beje te pakten njehere zgjedhje te lira dhe te ndershme. Edhe kete radhe nuk i ka bere. Do t'i kerkoj Sali Berishes nje ligj te posacem per te hetuar keto zgjedhje, per te bere rinumerim te te gjitha kutive te votimit te votimit ne keto zgjedhje dhe per te penalizuar te gjithe ata qe kane shkaterruar sistematikisht zgjedhjet, por sidomos keto te fundit. Nese Sali Berisha do te pranoje kushtin tim per te bere nje ligj te vecante, menjehere sapo te krijohet parlamentare, per te hetuar keto zgjedhje dhe per te cuar drejtesine ne vend, drejtesine jo rezultatin zgjedhor, rezultati do te fiksohet ashtu sic e ka fiksuar KQZ. Por qe te jepet mesazhi qe askush s'mund te tallet me voten e lire, qe askush s'mund te vjelle vota, askush s'mund te manipuloje votat. Nese jepet ky mesazh, Shqiperia do te beje pastaj zgjedhje te lira, pasi keto njerez jane te njejtat fytyra qe me kane vjedhur voten ne 2005, qe i shikoja perseri ne tavoline, qe me vodhen voten perseri 2-3 dite me pare. Nese Berisha pranon kushtin tim, vota ime eshte per qeverine e tij ne parlament.






Komento artikullin | Shiko komentet (20 komente)
Te Tjera nga rubrika