PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rama: Votat, s'lejojme grusht shteti


E Enjte, 02 Korrik 2009

Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, shprehu dje bindjen se nuk do te lejoje permbysjen e rezultatit te votave, nepermjet nje grushti shtetit "Ne jemi te vendosur qe te mbrojme te gjitha votat dhe njekohesisht t'i prijme popullit shqiptar ne perpjekjen per te garantuar se ketu nuk do te kete nje grusht shteti me permbysjen e rezultatit, duke futur duart ne kutite e votimit dhe duke ndryshuar perfundimet e numerimeve ne nje sere kutish votimi", garantoi lideri socialist. Ai sqaroi se kete do ta beje ne rruge ligjore, do ta beje kete deri ne fund qe populli shqiptar te shohe me syte e tij se cfare ka ne kutite e fshehta. Sipas tij, PS i ka te gjitha instrumentet qe i jep ligji dhe jane te gatshem, te vendosur, te pergatitur, qe ne kete beteje te bejne gjithcka dhe eshte ne detyrimin e tyre per ata njerez qe ne nje shumice derrmuese u kane dhene nje mbeshtetje spektakolare. "Kryeministri dje ka dhene nje shfaqje, e cila eshte ne vazhdimesine e trysnise mbi procesin zgjedhor dhe ne vazhdimesine e nje perpjekjeje per t'i vendosur shqiptaret perpara faktit te kryer, duke u munduar qe te grabise c'mund te grabitet ne kete periudhe te dyte te procesit qe ka te beje me numerimet dhe me procesverbalet", kritikoi qendrimin e kryeministrit aktual, Edi Rama. Ai theksoi se shqiptaret nuk e kane mandatuar Sali Berishen per te udhehequr vendin per kater vitet e ardhshme. Per liderin e socialisteve, Sali Berisha sipas vendimit te 28 qershorit, te lexuar deri tani, nuk eshte me kryeministri i Shqiperise dhe i shqiptareve, eshte nje kryeminister ne detyre, i cili do te qendroje ne detyre deri ne diten kur do te duhet te lexohet dhe te jetesohet vendimi i popullit sovran ne daten 28 qershor. "Si kryeminister ne detyre Sali Berisha duhet te garantoje procesin ose ate pjese te mbetur te procesit qe po degjeneron nga ora ne ore dhe qe po kthehet ne nje torture per ata njerez qe prej netesh e ditesh flene dhe nuk levizin nga qendrat e numerimit, ku ushtrohet trysni, ku behet nje situate absolutisht e patolerueshme", nenvizoi kandidati per postin e kryeministrit nga koalicioni Bashkimi per Ndryshim. Ai beri thirrje qe Sali Berisha duhet te largoje duart nga mandati i nente i Partise Socialiste ne Fier dhe duhet te largoje duart ne teresi nga nje proces i cili po degjeneron nga ora ne ore ne nje farse dhe i cili po merr permasat e nje torture per njerezit, qe prej netesh qysh se nuk mbahet mend tanime, qendrojne per te nxjerre nga kutite e fshehta te votimit, vendimin e popullit. "PS eshte e vendosur qe te mbroje vendimin e popullit sovran te dates 28 qershor. Nje vendim i cili jo vetem e ka nxjerre PS forcen e pare politike ne vend, por i cili eshte qartesisht, deri ne momentet qe po flasim lidhur me cfare kemi lexuar deri tani, kunder vazhdimesise se kesaj qeveria dhe te ketij kryeministri", perfundoi fjalen e tij, kryetari i PS, Edi Rama. "Qarku i Beratit per ne ka 5 mandate dhe ne do ta kerkojme kete mandat deri ne fund ne rruge ligjore, pasi votat per te peste mandatet e PS, jane ne kutite e votimit dhe ne nuk do te lejojme qe mandati i peste i Beratit te merret dhe te kaloje ne krahun tjeter, nderkohe qe eshte nje mandat i dhene nga populli i Beratit per PS", tha Rama.




Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika