PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Berisha, skema e qeverise se re


E Enjte, 02 Korrik 2009

Rozeta Rapushi

Kutite e fundit te votimit te mbetura ende pa numeruar ne qarkun e Lezhes, Shkodres dhe Fierit, permbajne vulen se kush do te formoje qeverine e re. Nga rezultatet aktuale zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, maxhoranca e djathte dhe koalicioni "Aleanca per Ndryshim", ka mundesite me te medha per te krijuar serish qeverisjen per kater vitet e ardhshme. Perqindja ne rang vendi e ketij koalicioni eshte me e larta se tre koalicionet e tjera te regjistruara ne garen elektorale. Cka favorizon Partine Demokratike ne krijimin e qeverise per kater vitet e ardhshme. Shtate kuti kane mbetur pa u numeruar ne Qarkun e Lezhes. Nga 344 qendra votimi ne kete qark, jane numeruar 237 te tilla dhe shtate kutite e fundit mund te ndryshojne rezultatin. Partia Demokratike pretendon nje mandat te tjeter ne kete qark, cka do e conte ate direkt ate ne maxhorance me 71 vota. Po keshtu, ndryshime priten edhe nga Qarku i Fierit. Ne kete zone, ka ende kuti te pa numeruara dhe eshte Partia per Drejtesi dhe Integrim, e cameve, ajo qe pretendon nje mandat te dyte ne kete qark. Ne fakt, dy dite me pare, nga numerimi i disa qendrave te votimit, kjo parti per pak caste krijoi epersi dhe nuk eshte e pamundur marrja e mandatit edhe ne kete qark nga PDI, duke pasur parasysh numrin ende te konsiderueshem te votave te pa numeruara si dhe mbeshtetjen qe kjo force ka ne kete zone. Nuk duhet anashkaluar fakti qe nje pjese e konsiderueshme e banoreve te qytetit te Fierit jane came. Marrja e nje mandati te dyte nga PDI, do ta rriste ne menyre te konsiderueshme, maxhorancen e djathte me 72 vota, duke i mundesuar krijimin e qeverise. Rezultatet jane ende te hapura ne qarkun e Shkodres, ne Bushat, por numerimi i kutive te fundit ne kete qark nuk ndryshojne aspak rezultatin ne zgjedhje. Sipas te dhenave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numri i mbetur i kutive te votimit ne kete zone, nuk ndryshon rezultatin per asnje force politike. I mbyllur konsiderohet dhe qarku i Beratit. Ne oret e vona te mbremjes se djeshme, perfundoi numerimi edhe i kutive te fundit ne qarkun e Beratit dhe raporti i mandateve te marra nga forcat politike ne kete zone, nuk e ndryshoi situaten mes PD dhe PS. Ne kete qark, PS ka epersi duke fituar kater mandate deputetesh, PD 3 dhe LSI 1. Nese PS do te kishte arritur te merrte nje mandat ne kutite e qendrave te fundit te votimit, te numeruara mbremjen e djeshme, atehere pozitat do te lekundeshin disi.

Bushat, kutite problematike nuk ndikojne ne rezultat

Fieri, Bushati dhe Lezha jane zonat qe po torturojne ne keto dite pas zgjedhore rezultatet e zgjedhjeve dhe percaktimin e qeverise. Kutite e dhjete qendrave te votimit te mbetura ne Bushat, konsiderohen tashme "te parendesishme" ne dhenien e ndonje mandati ne favor te forcave te medha politike. Fati keshtu, varet nga rezultati qe do te nxjerrin kutite qe ndodhen ende ne qendrat e votimit ende te pa numeruara ne Qarkun e Fierit dhe te Lezhes. Keto dy zona, pritet te ndryshojne rezultatet dhe prej tyre varet mandati i dy deputeteve. Mandate qe kane mundesi ti shkojne si PS ashtu edhe PS apo PDI. Rezultati i numerimit te tyre ka mundesi sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te dale diten e sotme. Por nese vijojne ende problemet dhe zvarritjet ne procesin e numerimit te votave apo debatet e bllokimet, rezultati mund te shtyhet deri ne diten e neserme per tu dhene nga KQZ. Ky komision pas nxjerrjes se rezultatit ne baze te kodit zgjedhor, ka 48 ore, qe votat e shqiptareve ne 28 Qershor, ti perktheje ne mandate konkrete.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika