PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bregu: Numeruesit e votave te PS, po terhiqen ne dy qarqe


E Marte, 30 Qershor 2009

Partia Demokratike i beri thirrje diten e djeshme Partise Socialiste per te mos terhequr numeruesit e votave, ne disa qendra votimi ne Qarkun e Shkodres dhe te Durresit.

"Jam ketu per t'i bere thirrje kryetarit te PS-se, Edi Rama, t'u beje thirrje njerezve te tij, numeruesve te votave neper KZAZ, sidomos ne Qarkun e Shkodres dhe Durres, pasi ne disa KZAZ jane evidentuar probleme dhe perfaqesuesit e PS-se, kane braktisur qendrat ne te cilat po behet administrimi dhe numerimi i procesit te votimit", beri thirrje zedhenesja e fushates se PD-se, Bregu ne oret e para te paradites se djeshme. Bregu gjeti rastin t'i bente thirrje perfaqesuesve te PS-se ne komisione, qe te ktheheshin per te siguruar voten e tyre dhe per te ndihmuar ne procesin e votimit. Sipas Bregut, ne nje moment te tille, kur fitorja e "Aleances per Ndryshim" po konsolidohet ne te gjithe Shqiperine, PS duhet te tregoje pergjegjesine e saj per administrimin e ketij procesi zgjedhor. "Ju bej thirrje te gjitha KZAZ-ve, ku komisioneret e PS, numeruesit e saj, jane larguar apo kane ndermend te largohen, sikurse po pretendohet ne ndonje qytet tjeter, do t'u luteshim te ktheheshin ne vendet e tyre te numerimit per te mos bllokuar procesin zgjedhor", beri thirrje Bregu nga selia e PD-se.




Komento artikullin | Shiko komentet (6 komente)
Te Tjera nga rubrika