PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Nderkombetaret: Zgjedhjet, nje progres i prekshem

Nderkombetaret: Zgjedhjet, nje progres i prekshem

Rozeta Rapushi
E Marte, 30 Qershor 2009

Zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit shenuan nje progres te prekshem, por shkelje ka. Ky ishte vleresimi paraprak qe misioni nderkombetar i vezhgimit te zgjedhjeve te OSBE/ODIHR-it, dha per zgjedhjet parlamentare. Perfaqesuesit e kater organizmave nderkombetare, OSBE, ODIHR NATO e KE, kane dale ne nje konference te perbashket per te dhene raportin paraprak mbi zgjedhjet e se dieles, te cilat konsiderohen si test i Shqiperise per Bashkimin Evropian. Me nota pozitive, Zevendespresidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Volfgang Grossruck, u shpreh dje se dita e zgjedhjeve ishte pergjithesisht e qete dhe paqesore, dhe se atmosfera u permiresua, duke theksuar se procesi ishte me pozitiv se ai i zgjedhjeve te kaluara. "Vendi ka fituar pjekuri, ka perparuar dhe shume prej frikerave qe kemi pasur vetem disa muaj me pare, nuk jane konkretizuar. Une, sigurisht, jam i gezuar per progresin qe pame, por jane ende nje numer i konsiderueshem ceshtjesh qe duhen trajtuar, vecanerisht klima e polarizuar politike", tha Grossruck, njekohesisht edhe koordinatori special i Misionit te Vezhguesve afatshkurter te OSBE-se. Vleresime u bene edhe nga kryetarja e Delegacionit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Corien Jonker. Ajo theksoi se keto zgjedhje, treguan se populli shqiptar ka te gjithe potencialin per te ndertuar nje shoqeri demokratike si ato ne vendet e tjera evropiane. "Tashme, bie nje pergjegjesi shume e madhe mbi autoritetet dhe aktoret kryesore politike ne vend, te cilet duhet te punojne shume per te krijuar besimin e qytetareve tek procesi zgjedhor demokratik", u shpreh Jonker. Megjithate vleresimet e dhena, misioni i vezhguesve, theksoi faktin se eshte ende heret per te dhene vleresime perfundimtare ne lidhje me procesin e votimit. Sipas tyre, nje vleresim perfundimtar me te gjithe procesin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi, do te jepet pasi te perfundoje procesi i numerimit te votave dhe te dalin rezultatet e zgjedhjeve. Vezhguesit theksuan se progresi i prekshem u vu re ne menyre te vecante tek procedurat e reja te regjistrimit dhe identifikimit te zgjedhesve si dhe miratimi i nje kuadri ligjor te permiresuar.



Defektet

Problem, votimi familjar dhe boja

Disa nga fenomenet qe njollosen raportin paraprak te OSBE/ODIHR per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, ishte rishfaqja e fenomenit te votimit familjar si dhe shkeljet procedurale te vendosjes se shenjes se bojes. Keto dy elemente, permenden ne raportin e vezhguesve si shkelje ne procesin zgjedhor. Ndonese nderkombetaret bene thirrje te vazhdueshme para dites se votimit, qe te mos lejohet votimi familjar, ne zona te thella te vendit, vezhguesit raportuan fenomene te tilla.



Politizimi

Zbehje e standardeve te arritura

Politizimi i procesit zgjedhor sipas Vezhguesve afatshkurter te Misionit te OSBE/ODIHR, duket se zbehen disi arritjet ne zhvillimin e ketyre zgjedhjeve. Vezhguesit thane se: "permiresimet u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike te procesit dhe shkeljet gjate fushates". Sipas tyre jane forcat politike, ato qe duhet te punojne me shume ne kete aspekt dhe ne arritjen e standardeve te kerkuara nderkombetare per arritjen drejt familjes se madhe evropiane.














Komento artikullin | Shiko komentet (18 komente)
Te Tjera nga rubrika