PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shpresat evropiane te Shqiperise

Nga Dan Bilefsky
E Marte, 30 Qershor 2009

Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, kandidati i Partise Demokratike, duket se ka fituar ne zgjedhjet parlamentare te se dieles, te cilesuara si nje test thelbesor per vlerat demokratike te Shqiperise dhe gatishmerine per t'iu bashkuar Bashkimit Evropian.

Zgjedhjet ishin gare midis zotit Berisha, kirurg i dikurshem i kardiologjise, qeveria e qendres se djathte e te cilit futi Shqiperine ne NATO, kunder zotit Edi Rama, nga Partia Socialiste, ish-piktor, i cili ka ringjallur kryeqytetin nga hija e keqe staliniste.

Shqiperia, nje vend i varfer ne Ballkanin jugor me 3.6 milione banore, eshte ende ne beteje per te tejkaluar traditen e korrupsionit dhe mungeses se sundimit te ligjit, pas me shume se kater dekadash diktature brutale. Gjate zgjedhjeve, te dy kandidatet u zotuan se do ta sjellin Shqiperine me afer Bashkimit Evropian dhe do te permiresojne prospektet ekonomike.

Pothuajse te gjitha zgjedhjet, qe prej renies se komunizmit, kane qene te kontestueshme. Zgjedhjet e se dieles jane pershkuar me nje atmosfere te nje mosbesimi te thelle dhe te ndersjelle midis partive politike dhe madje edhe para se te perfundonin votimet, dy partite kryesore akuzuan njera-tjetren per manipulim zgjedhor.

Votimet, te parat qe prej hyrjes se ketij vendi ne NATO dhe qe prej aplikimit per anetaresim ne Bashkimin Evropian, jane pare nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara si barometer kritik per pjekurine politike te Shqiperise.

Bashkimi Evropian, i cili tashme ndjen se eshte zgjeruar me teper sec duhet, ka hamendje per ta pranuar kete vend te varfer, nga frika se mund ta barte me vete mungesen e sundimit te ligjit brenda bllokut.

Vezhguesit zgjedhore thane se eshte ende heret per te dhene vleresime nese akuzat per manipulime zgjedhore ishin dicka me shume se pompozitet politik, megjithese Robert Bosh, nga Organizata per Siguri dhe Bashkepunim Evropian, ka thene se votimet duket se jane zhvilluar qetesisht, me me pak parregullsi zgjedhore se ne te kaluaren.

Sidoqofte, vezhguesit e pavarur thane se kishte pasur disa probleme sporadike ne disa vendvotime, perfshire ketu edhe keqtrajtimin e votuesve nga partite politike, mungesen e ngjyres qe pamundeson votimin e dyfishte dhe votimin e burrave ne emer te grave te tyre dhe anetareve tjere te familjes.

Vezhguesit gjithashtu thane se jane duke shqyrtuar akuzat se zyrtare te Partise Socialiste kishin shfrytezuar stilolapsa me kamera te fshehta per te spiunuar homologet e tyre nga Partia Demokratike.

Publikuar dje ne "International Herald Tribune"



BBC

Sondazhi, shqiptaret, mandat te dyte Berishes

Rrjeti anglez mediatik thekson rezultatet e sondazheve qe i jap Berishes edhe nje mandat tjeter qeverises. Por BBC citon kryeministrin Berisha dhe kreun e opozites, Edi Rama ne thirrjet e tyre bere qytetareve per te pritur rezultatin zyrtar te votimeve. Po keshtu raportin thekson kerkesen per maturi qe kryeministri Berisha u beri shqiptareve per procesin.



EARTH TIMES

Sondazhet i japin edhe nje mandat Berishes

Agjencia e lajmeve ne raportet e saj i referohet sondazheve te cilat e nxjerrin kryeministrin aktual te vendit, fitues edhe te nje mandati tjeter qeveritar. Ne raport citohen te gjitha kompanite qe kryen sondazhe dhe theksohet mbeshtetja e tyre ndaj Partise demokratike te drejtuar nga kryeministri Berisha. Po keshtu jepen edhe shifrat qe keto sondazhe kane parashikuar per opoziten.



XINHUA

Sondazhet, Berisha del fitues te zgjedhjeve

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua flet per sondazhet te cilat e nxjerrin kryeministrin aktual Sali Berishen si fitues te zgjedhjeve te mbajtura dy dite me pare. Kjo agjenci jep rezultatet e te tre kompanive te sondazheve qe menjehere me nisjen e numrit te votave shfaqen fituese Partine Demokratike te drejtuar nga kryeministri Berisha. Po keshtu agjencia citon rendesine e zgjedhjeve per integrimin ne BE te Shqiperise.



AL JAZEERA

Tre sondazhet: Berisha fitoi zgjedhjet

Televizioni me i madh i botes arabe e ka cilesuar si te mbyllur procesin e votimit ne Shqiperi, pas pasur akte violente. Ne kroniken e Al Jazeera theksohet se sondazhet nxjerrin si fituese te ketyre zgjedhjeve Partine Demokratike te drejtuar nga kryeministri Berisha. Po keshtu Al Jazeera thekson faktin se asnje nga dy partite kryesore ne vend PS dhe PD nuk shfaqin kontestime ne lidhje me procesin zgjedhor.



EURONEWS

Numerim per zgjedhjet kyce ne Shqiperi

Rrjeti televiziv evropian, Euronews thekson se ka nisur procesi i numrit per zgjedhjet parlamentare te cilat shikohen si kyce per shanset e Shqiperise per tu bere pjese e Bashkimit Evropian. Ne kete kronik citohen kryeministri Berisha dhe kryetari i PS-se, Edi Rama te cilet e vleresojne procesin si te lire dhe te ndershem. Po keshtu Euronews thekson edhe faktin se sondazhet e nxjerrin kryeministrin Berisha si fitues te ketyre zgjedhjeve.



ASSOCIATED PRESS

OSBE: Ende ka probleme me voten

Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press citon ne raportin e saj vezhguesit nderkombetar ne lidhje me procesin zgjedhor te dy diteve me pare. Kjo agjenci thekson faktin se sipas nderkombetareve pavaresisht permiresimeve, Shqiperia ende nuk ka arritur te plotesoj standardet nderkombetare per zgjedhjet. Si arsye per kete konstatim nxirret politizimi i procesit dhe mosbesimi mes partive.








Komento artikullin | Shiko komentet (15 komente)
Te Tjera nga rubrika