 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
DW: Zgjedhjet me te mira qe ka perjetuar ndonjehere Shqiperia
Nga Fabian Schmidt
E Marte, 30 Qershor 2009
Per here te pare qe prej fundit te komunizmit ne Shqiperi u zhvilluar zgjedhje te tilla, ku opozita nuk mund ta akuzoje me vone fituesin per manipulim. Keto zgjedhje ishin pa dyshim me te mirat qe ka perjetuar ndonjehere Shqiperia. Me ne fund qeveria arriti t'i perfshije te dhenat e regjistrave, deri tani konfuze dhe pa strukture, te gjendjes civile ne nje regjister elektronik qendror. Pervec kesaj ajo i ka pajisur me leternjoftime biometrike te pafalsifikueshme te gjithe qytetaret, qe kishin bere me kohe kerkesen. Numri i madh i atyre, qe ne fakt ekzistojne ne regjistrin e popullsise, por qe nuk kane leternjoftime apo pasaporta, nuk eshte defekt i sistemit por deshmi, se sa te dhena te paaktualizuara mbart ende me vete sistemi i vjeter. Shume prej tyre jetojne jashte shtetit.
Deri tani pati vetem nje rast falsifikimi te njohur. Dhe ai qe i mundur vetem, sepse lokalet zgjedhore nuk jane te pajisura me skaner per pasaportat. Ndihmesit elektorale nuk e kishin kuptuar sic duket menjehere gabimin. Megjithate ky rast me vone u zbulua, gje qe deshmon se sistemi eshte i siguruar mire.
Pati edhe raste, ne te cilat votuesit u kapen duke u perpjekur te fotografonin fleten e votimit ne kabine me telefonin celular. Perpjekje te tilla per te minuar sekretin zgjedhor, eshte e veshtire te pengohen madje edhe ne demokracite e zhvilluara, ne rast se votuesit e lene veten te korruptohen.
Se paku po kaq e rendesishme per zhvillimin e Shqiperise eshte edhe qe pas ketyre zgjedhjeve do te krijohet nje sistem partiak me i qarte. Sistemi i deritanishem i perzier me mandate te drejtperdrejta dhe lista u zevendesua nga nje sistem krejtesisht proporcional. Prandaj mund te ndodhe, qe gjate periudhes se ardhshme legjislative shume nga te 45 partite ta humbasin rendesine.
Ne kete menyre do te marre fund edhe nje praktike politike, e cila i ka rrenjet ne tryezat e rrumbullaketa te viteve postkomuniste te transformacionit. Partite e medha shpesh benin koalicione me parti te parendesishme per te krijuar pershtypjen se kane nje baze me te gjere sociale. Prej kesaj u krijua nje kulture politike, ne te cilen mandatet e drejtperdrejta dhe vendet ne liste tregtoheshin si ne nje pazar oriental. Para kater vjetesh partite aplikuan atehere nje sistem kompleks shperndarjeje per mandatet parlamentare, te bazuar ne koalicione te krijuara qe perpara zgjedhjeve. Kete nuk e merrte dot vesh asnje votues. Per fat te mire kjo ka marre fund.
* Radio Deutsche Welle
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Milo: S'perjashtohet kthimi i Nanos
- Ruci: Berisha terhiqu, ose shqiptaret ne rruge
- Uidhers: Zgjedhjet, hap para, politika te tregohet e duruar
- KQZ: Fiton 71 e djathta, 65 PS, 4 LSI
- Arben Malaj, kandidat per kreun e ri te Partise Socialiste
- Franko Fratini: Zgjedhjet, korrektese e admirueshme
- LSI: Votat tona, jo per Edi Ramen
- Berisha: Zgjedhjet, u votebesuam
- Berisha: Koalicioni do te zgjerohet
- Kryeministri: Reformat jane te pandalshme ne vend
- Dita e djeshme, mbyllet ne baraspeshe mes te djathtes dhe te majtes
- Zgjedhjet peng i 3 qarqeve, jane ne avantazh te djathtet
- Berisha, skema e qeverise se re
- Rama: Votat, s'lejojme grusht shteti
- Kryesocialisti: Zhvleftesimi sistematik i procesit, te ndalohet
|
|