Shkodra mbetet bastion i PD-se, 7 mandate
R. Llazari
E Marte, 30 Qershor 2009
Partia Demokratike nuk e leshon bastionin e saj ne Qarkun e Shkodres edhe ne keto zgjedhje parlamentare. Deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme, forcat e djathta kane qene ne diference te ndjeshme karshi rivaleve te majte, duke siguruar deri ne 7 mandate sipas rezultateve te publikuara.
Por procesi i numerimit ka lene per te deshiruar ne disa raste, pasi ka qene i ngadalte dhe nuk eshte mbyllur ne kohe. Policia njoftoi se dorezimi ne KZAZ, eshte bere konform rregullave kurse numerimi nisi rreth mesnates, kur dolen edhe rezultatet e para per kutite e numeruara. Eshte vene re qe ne fillim, avantazhi i PD kundrejt PS. Por situata ka qene me e ndryshme ne zonat rurale, apo komunat, ku eshte vene re nje gare teper e forte mes forcave, ku te majtet kane dominuar. Ne komunat e Fierzes dhe Blerim, socialistet kane qene ne avantazh, ndersa ne qytetin e Shkodres, Partia Demokratike ka pothuajse dyfishin e votave te kundershtareve. Ne zonen e Bushatit, procesi i numerimit u bllokua per arsye ende te paqarta, deri ne nderhyrjen e anetareve te KQZ-se qe zhbllokoi situaten.
Jane vene re lodhje te komisionereve, po per fat te mire nuk jane raportuar incidente apo perplasje mes komisionereve dhe rezultatet jane deklaruar hap pas hapi, per te gjithe te interesuarit. Partia Demokratike ka kaluar 45 per qind te votave, ne mbi gjysmen e kutive te numeruara. Shtabet elektorale kane ndjekur nga afer situaten dhe nuk jane shfaqur reagime te ashpra per parregullsi si gjate procesit te votimit.