Emigrantet, procedurat per perfitimin e pensionit ne Shqiperi
E Shtune, 27 Qershor 2009
Blerina Hoxha
Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka vene ne dispozicion ne te gjithe vendin zyrat e tij, per t'u dhene informacionin emigranteve, te cilet interesohen per te derdhur pagesat e nevojshme per plotesimin e viteve te mbetura bosh, me qellim perfitimin e nje pensioni pleqerie. Duke pasur parasysh se shtetasit shqiptare qe jetojne dhe punojne jashte shtetit jane ne moshe relativisht te re, ata kane pasur nje historik pune ne Shqiperi. Pikerisht per te mos humbur keto vite dhe per te marre me pas perfitimet, me mbushjen e kritereve te nevojshme, ata duhet te paguajne kontributet e sigurimeve shoqerore. Sipas specialisteve te ISSH-se, per te perfituar nje pension te plote kushtet kryesore jane nje moshe qe ne vitin 2012 do te jete 65 vjec dhe vjetersi ne pune 35 vite, ku perfshihet dhe periudha e sherbimit ushtarak per burra dhe koha e studimeve universitare per grate. Per perfitimin e nje pensioni te pjesshem, kerkohen 15 vite sigurimi. Aktualisht ka shume shtetas qe kane nen 15 vite sigurimi, psh. mund te kene 12,13, apo 14 vite. Ne keto kushte keto vite sigurimi nuk i vlejne, mbasi nuk perfitojne. Ne rast se plotesimin e periudhes prej 15 vitesh do ta bente me sigurim vullnetar, atehere ky do te perfitonte nje pension te pjesshem, shpjegojne specialistet e ISSH-se. "Po keshtu ne te njejten menyre nje shtetas qe nuk ka mbushur vjetersine per pension te plote, mund te sigurohet per vitet e mbetura per ta marre te plote kete lloj perfitimi", shprehen specialistet e kontributeve ne ISSH. Tashme duke pasur parasysh edhe fluksin ne rritje te emigranteve, qe vijne per pushime ne vendin tone ka edhe rritje te konsiderueshme te interesit nga personat qe derdhin kontributet e sigurimeve per te plotesuar periudhat e mbetura bosh. Keshtu emigrantet mund te zgjedhin nje nga menyrat per te bere pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore per periudhat e mbetura bosh apo edhe ato ne vijim. Sipas specialisteve te kontributeve ne ISSH-se, emigrantet mund te autorizojne te afermit e tyre, per te lidhur marreveshje me strukturat e Institutit te Sigurimeve Shoqerore ne nenqarkun ku kane banuar, ku mund te kene te arkivuar dhe vjetersine ne pune, nepermjet sigurimit te detyrueshem. Aktualisht ISSH ka nje kontrate me Banken "Instesa -San Paolo" qe ka filiale ne Itali, e cila ka marre persiper sigurimin vullnetar te shtetasve shqiptare, duke u krijuar atyre te gjitha lehtesirat e ketij sigurimi. Kjo banke ka marre persiper t'u jape informacion te interesuarve per sigurimin vullnetar, te lidhe marreveshje ne emer te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, duke vepruar ne perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore qe veprojne ne kete fushe.
Procedurat per emigrantet ne Greqi
Per personin e interesuar per sigurimin vullnetar, si dokument identifikimi ne mungese te certifikates personale te lindjes apo te pasaportes, mund te pranohet dhe dokumenti i leshuar nga autoritetet shteterore greke, i konfirmuar nga konsullata shqiptare ne Athine. Banka "San Paolo" me filiale ne Greqi, ploteson ne prezence te klientit dhe ne konsultim me te, marreveshjen e sigurimit vullnetar me te gjitha rubrikat e kerkuara. Per cdo pagese te kryer nga secili, perpilohet mandate arketimi, ku shenohet qarte identiteti i klientit, data e kryerjes se arketimit, shuma e arketuar ne euro dhe kundervlefta ne leke qe i pergjigjet mases ligjore, per nje sigurim te kerkuar nga i interesuari, sipas kursit te dites te kesaj banke.