PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Te rejat e menyres se re te votimit


E Shtune, 27 Qershor 2009

Ani Ruci

Ne vendin tone, per here te pare kete vit, te dielen e 28 qershorit, do te votohet krejt ndryshe nga heret e tjera. Do te votohet permes nje sistemi te ri zgjedhor, atij rajonal proporcional. Kristaq Kume, ekspert per sistemet zgjedhore per ndikimin, qe do te kete ky sistem ne konfiguracionin politik te Parlamentit te ri dhe sidomos ne fatin e partive te vogla, qe konkurrojne brenda dhe jashte koalicioneve

Kater koalicione partish, dy te djathta dhe dy te majta, do te kerkojne kete te diel, me 28 qershor, voten e qytetareve te Shqiperise. Vota e tyre do te zgjedhe 140 deputetet e Parlamentit te ri dhe me do te percaktoje perberjen e qeverise se kater viteve te ardhshme.

Koalicioni i djathte "Aleanca per ndryshim" i kryesuar nga PD ne pushtet eshte me i madhi. Ne te marrin pjese 17 parti. Koalicioni i dyte i djathte eshte " Poli i Lirise"i drejtuar nga ish kryeministri Aleksander Meksi, ku marrin pjese 6 parti. Dy koalicionet e majta rivale jane:

"Bashkimi per Ndryshim" me kater parti pjesemarrese dhe i kryesuar nga PS dhe "Aleanca Socialiste per Integrim", i perbere nga 5 parti dhe i drejtuar nga LSI, e ish kryeministrit Ilir Meta. Vec 4 koalicioneve te mesiperme, ne garen e kesaj te diele do te marrin pjese edhe 13 parti, qe do te dalin te vetme ne zgjedhje. Pjesemarrja ne gare me koalicione perben nje risi, qe pason ate te ndryshimit te sistemit zgjedhor: nga maxhoritar - proporcional ne rajonal proporcional.

Me sistemin e vjeter u zhvilluan 6 zgjedhjet e pergjithshme paraardhese, qe perfshijne periudhen 1992- 2005. Zgjedhjet e 28 qershorit jane te parat qe do te zhvillohen me sistemin e ri rajonal - proporcional.

Ne baze te tij Shqiperia eshte ndare ne 12 rajone, ku votuesit do te japin voten per koalicionin, ose partine dhe jo kandidatet, te cilet jane percaktuar dhe publikuar ne listat e kandidateve te koalicioneve dhe partive. Votat si per koalicionet, ashtu edhe partite, qe garojne te vetme do te ndahen ne menyre proporcionale sipas rajoneve. P.sh. Tirana, qe eshte rajoni me i madh, ka 32 deputete kurse Kukesi, qe eshte rajoni me i vogel vetem 4.

Zgjedhjet e 28 qershorit jane te parat, qe do te zhvillohen me sistemin e ri rajonal - proporcional.

Kristaq Kume, ekspert per sistemet zgjedhore, thote per DE se pjesemarrja ne zgjedhjet e 28 qershorit me shume me koalicione sesa me parti me vete bazohet ne kodin e ri elektoral te Shqiperise. Motivi eshte racional dhe lidhet me vleren e votes.

"Nese nje subjekt zgjedhor garon me vete, jashte koalicionit, vota per te eshte me me pak vlere sesa, nese ky subjekt do te garonte brenda koalicionit", - thote z. Kume.

Ndodh keshtu, sepse votat e cdo koalicioni llogariten me numrin e votave, qe ka marre cdo parti pjesemarrese ne koalicion. Pas mbledhjes se votave koalicioni jep mandatet e deputeteve per secilen parti. Per te ndare mandatet e deputetet per koalicionet dhe partite, qe i perbejne ato, do te aplikohen dy formula te ndryshme: "Formula D´Hont", sipas emrit te Viktor D´Hond, jurist dhe matematicien belg i shek te 19-te, do te aplikohet per mandatet e deputeteve per koalicionet; kurse "Formula Saint Lague" sipas emrit te matematicienit francez, te gjysmes se pare te shek. 20-te Andre Saint Lague, do te aplikohet per partite.

"E para favorizon partite e medha brenda koalicioneve, e dyta partite e vogla, po brenda koalicioneve." thote Kristaq Kume.

Por cfare do te ndodhe me partite e vogla brenda dhe jashte koalicioneve? A kane shanse me sistemin e ri te perfaqesohen ne Parlament?

"Partite,qe jane jashte koalicionit, rrezikojne qe vota e tyre te mos perkthehet ne vende ne Parlament, sepse ato garojne me subjekte, qe jane shume me te fuqishme se ato, garojne me bashkim partish, me koalicione, qe zgjedhesit do t'ua japin partive te vogla nuk do t´u sherbejne ketyre partive, pasi ato do te shkojne per partite e medha te koalicioneve. Ka pak shanse qe partite e vogla te marrin brenda nje rajoni te caktuar aq vota sa jane te mjaftueshme per te marre nje nder deputetet e koalicionit, ku ato bejne pjese. Ajo, qe pres, eshte qe votat brenda koalicioneve te shkojne ne favor te partise se madhe. Por nga ana tjeter menyra, sesi llogaritet shperndarja e vendeve ne Parlament, favorizon partite e vogla me shume, kur jane ne koalicion, sesa kur garojne me vete. Ky eshte edhe nje marifet i partive te medha per te terhequr te voglat ne koalicion", - thote Kristaq Kume.

Kjo do te thote qe partite e vogla ka te ngjare te mos kene asnje deputet ne Parlamentin e ri. Ato qe kane konkurruar me vete mund te dalin nga skena politike te tjerat, qe kane qene pjese e koalicioneve dhe vota e zgjedhesve per to ka shkuar ne favor te koalicionit, mund te perfaqesohen ne ekzekutiv, nese koalicioni i tyre fiton te dielen zgjedhjet.

Sistemi i ri rajonal proporcional, me te cilin do te votohet kete te diel, nuk le hapesira as per shfaqjen e dukurise, qe njihet si "ekonomizim i votes."

Kjo dukuri u shfaq ne zgjedhjet e kaluara parlamentare te 2005-es, kur e majta ndonese fitoi 160 mije vota me shume se e djathta, humbi pushtetin. Kjo ndodhi per shkak te sistemit maxhoritar proporcional dhe per shkak te fragmentarizimit te se majtes, me shkeputjen e Ilir Metes dhe partise se tij. A ka vend per ekonomizim te votes ne sistemin e ri zgjedhor, me te cilin do te votohet per here te pare kete te diel?

"Ekonomizim i votes do te thote qe nje krah do te fitonte me shume vende ne Parlament me te njejtin numer votash, nese ato do te hidheshin ne nje thes. Ne kushtet, kur ka dy koalicione, vota ndahet. Nese dy koalicionet po te ishin nje do te mernin 100 vota do te conin ne Parlament le te themi 20 deputete. Duke qene te ndare marrin perseri 100 vota, njeri 70 tjetri 30, por te dy se bashku do te cojne me pak se 20 deputete. Sa me shume te ndahen, aq me pak deputete cojne ne Parlament dhe e kunderta" thote Kristaq Kume.

Zgjedhjet do te vezhgohen nga 26 vezhgues afatgjate dhe 400 afatshkurter te ODIHRI-it dhe disa qindra vezhgues lokale. Cilesimi i ketyre zgjedhjeve ne perputhje me standardet nderkombetare, ose ndryshe "te lira dhe te ndershme" konsiderohet vendimtar per progresin e Shqiperise ne procesin e integrimit ne BE.

RFE










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika